Sipas një kërkimi të ri prindërit me të vërtetë ndiejnë dhimbjen e fëmijëve të tyre dhe përfshihen edhe ata nga depresioni nëse fëmija i tyre është duke vuajtur nga një gjë e tillë.
Depresioni është shkaku kryesor i aftësisë së kufizuar në SHBA dhe është rritur vazhdimisht në mesin e adoleshentëve.
Çrregullimi i humorit është thellësisht i ndikuar nga faktorët gjenetik dhe mjedisor, duke përfshirë edhe marrëdhëniet tona njerëzore.
Studiuesit në Universitetin Northwestern zbuluan se rreth një e katërta e adoleshentëve të cilët ishin diagnostikuar me depresion kishin edhe prindërit që vuanin nga kjo.
Por ka shpresë për të gjithë familjen edhe kur prindërit e tyre nuk bënë asgjë për depresionin e tyre, kur adoleshentët u trajtuan, nënat dhe baballarët e tyre që vuanin nga depresioni kishin lehtësim të simptomave.
Burimi / BalkanWeb
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.