Këshilla & Arsye

November 11, 2016 | 8:05

Depresioni nuk shërohet me ilaçe

1Para së gjithash, duhet të bëni një dallim midis depresionit endogjen dhe depresionit ekzogjen. I pari shkaktohet nga ndryshimet kimike në tru, në veçanti nga serotonina. Ndërsa i dyti është rezultat i ndryshimeve të rëndësishme në jetë: i humbjeve të mëdha apo situata të tilla si pushimi nga puna, vdekjes së një anëtari të familjes etj…

Rastet e depresionit endogjen janë të rralla, ndërsa ato të depresionit ekzogjen ose reaktiv rriten gjithnjë e më shumë. Problemi është se depresioni reaktiv trajtohet me ilaçe antidepresive, që nuk i sjellin ndonjë përfitim pacientit. Në fakt, përmirësimi që mund të ketë shumë shpesh lidhet me një efekt ‘placebo’ dhe me kalimin e kohës ndikon më shumë se vetë ilaçet për kurimin e depresionit.

Pilula ka vetëm një efekt analgjezik në organizëm dhe për këtë arsye ju duket se vuani më pak, por nuk janë zgjidhje për problemin tuaj.

Në kohën ku çdo gjë është komercializëm, ilaçet antidepresive janë reklamuar shumë, ndaj është vetë pacienti që i kërkon ato, pa menduar opsionet e tjera. Frika e vuajtjes është aq e madhe saqë preferojnë që ta zgjidhin më “lehtë dhe më shpejtë” problemin që kanë. Por në realitet kjo gjë nuk funksionon.

Në këtë kuptim është e nevojshme që profesionisti tek i cili drejtoheni për të evituar problemet me depresionin, të përpiqet që të studiojë më thellë rastin tuaj për të parë nëse me të vërtetë keni nevojë për ilaçe apo mund ta kaloni dhe të përfitoni më shumë nga psikoterapia me psikologun. Dhe këtu mjeku duhet të dijë t’i thotë “jo” pacientit të tij, përtej reagimeve që mund ai shfaqë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top