Edhe meshkujt vuajnë nga depresioni post-partum: ky problem u përket 5 baballarëve në 100. Pasojat në afat të gjatë bien sidomos te fëmijët meshkuj, të cilët shpesh zhvillojnë shqetësime sjelljeje gjatë adoleshencës, si pasojë e depresionit të baballarëve.
Ky është përfundimi i një ekipi mjekësh nga spitali “Fatebenefratelli” në Milano, i udhëhequr nga psikiatri Claudio Mencacci. Po cila është “kura” ndaj këtij depresioni?
Sipas mjekëve baballarët nuk duhet të kenë “turp” nëse shfaqen probleme pas lindjes së bebes, por duhet të flasin menjëherë me një specialist.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 128
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.