Mirëqenie

March 19, 2017 | 8:30

Depresioni/ Praktikimi i jogës një alternativë shumë më e mirë se barnat

Në kushte shtëpie mund të zvogëloni në mënyrë efektive shenjat t e depresionit, pohon një studim i fundit. Gjetjet tregojnë se praktikimi i jogës është një alternativë shumë më e mirë se barnat farmaceutike.

joga

Çrregullimet depresive në përgjithësi janë të zakonshme, periodike dhe në mbarë botën etiketohen si përgjegjëse për shumë vite të humbura. Pothuajse 40% e personave të prekur që trajtohen me medikamente antidepresive nuk shërohen plotësisht.

Studimi, i publikuar në “Journal of Alternative and cimplementary medicine”, sugjeron përdorimin e teknikës “joga lyengar”, e cila ndalet te detajet, saktësinë dhe shtrirjen në mënyrën e qëndrimit dhe kontrollin e frymëmarrjes. Në studim morën pjesë dy grupe pacientësh, të cilët u praktikuan dy dhe tri herë në javë për 90 minuta. Në fund, te të dyja grupet u vu re rënie e konsiderueshme (jo shumë e dukshme) në simptomat e tyre depresive. Sipas studiuesve, kjo metodë shmang efektet e tjera anësore të barnave dhe varësinë ndaj tyre.

/Panorama/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top