Në fokus

February 11, 2019 | 9:23

Depresioni shkak i mungesës së baktereve në zorrë

Mungesa e disa baktereve specifike te zorrët mund të jetë shkak për çrregullime depresive tek individët, sipas studimit të botuar në revistën “Nature Microbiology” që përfshinte dy mostra prej mbi 1 000 individë të ekzaminuar.

Studimi i udhëhequr nga Jeroen Raes e VIB-KU Leuven, në Belgjikë, gjeti se dy lloje bakteresh, Coprococcus  dhe Dialister, janë vazhdimisht në nivel të ulët në zorrët e njerëzve që vuajnë nga depresioni dhe për këtë arsye një grup i ekspertëve kanë lidhur veprimtarinë e disa baktereve të zorrëve me shëndetin mendor, në veçanti aftësinë e baktereve për të prodhuar një substancë të ngjashme me ‘dopaminën’.

Ekspertët kanë studiuar më parë gjenomën e baktereve të zorrëve të 1 054 personave të përfshirë në projektin ‘’Flemish Gut Flora Projekt’’ dhe më pas e përsërisnin analizën në një mostër të dytë prej 1 062 individësh që i përkisnin projektit hollandez “LifeLinesDEEP”.

Në mostrat e ekzaminuara ka pasur edhe pacientë të prekur nga çrregullime depresive. Në të dyja rastet studimet zbuluan dallimet në përbërjen e gjenomit  të zorrëve të individëve të diagnostikuar me depresion në krahasim me subjektet e kontrollit të shëndetshëm.

Gjatë zbulimit  shumëllojshmëria e llojeve të baktereve në zorrë të personave që vuajnë nga çrregullime depresive ishte më e pakët sesa e atyre pa çrregullime.

 

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top