Në fokus

January 4, 2017 | 10:29

Depresioni stinor, sindroma afektive edhe më e fortë pas pushimeve të Vitit të Ri

Shpeshherë i urojmë të tjerëve “Gëzuar Vitin e Ri” duke shpresuar të jetë më i mirë se ai i kaluari, e në disa raste, i urojmë vetes tonë ndryshime të mëdha, duke harruar që asgjë ndryshon formë nëse ne nuk ndryshojmë pikëpamjen e eventeve dhe situatave që na rrethojnë. Shpresa se nga data 1 janar gjërat mund të ndryshojnë, i përket një doze rëndësi që i japim të tjerëve, në momentin që ia kemi dorëzuar qoftë edhe 1% pushtet të tjerëve, atë 1% fuqi ia kemi hequr vetes tonë. Pikërisht kjo fazë e vitit (duke filluar nga java pas Vitit të Ri deri në javën e parafundit të Janarit) sjell me vete edhe një moment tjetër, i ashtuquajturi Blue Monday që këtë vit i bie më datë 16, pra një lloj depresioni stinor i bashkuar me trishtimin mbas festave. Në këtë periudhë të vitit, kërkesat për konsulenca psikologjike fillojnë e bëhen më të shpeshta.

Diplomuar në Torino, Itali, si psikologe, projektuese. E specializuar për Konsulencë Seksuale. Me përvojë në ndihmën kundrejt adoleshentëve, personave me varësi nga droga, alkooli apo interneti, me nëna që shfaqin dukshëm probleme psikike sa i takon aftësisë prindërore.

Diplomuar në Torino, Itali, si psikologe, projektuese. E specializuar për Konsulencë Seksuale. Me përvojë në ndihmën kundrejt adoleshentëve, personave me varësi nga droga, alkooli apo interneti, me nëna që shfaqin dukshëm probleme psikike sa i takon aftësisë prindërore.

Kohët e fundit më telefonojnë sidomos femra (single apo të martuara), të cilat kanë perceptuar situatë ne tyre ekzistenciale akoma më qartë gjatë festave. Në të shumtat e rasteve, vrulli i festave sjell në sipërfaqe konflikte (me bashkëshortin apo vjehrrën) që mblidhen gjatë të gjithë vitit. Ndonjëherë vendimet më të rëndësishme merren ose para festave ose gjatë festave (si për shembull: ndarjet dhe divorcet), nga ana tjetër, personat të cilët vuajnë nga një sëmundje psikike, festat i përjetojnë me një dozë më të lartë ankthi dhe depresioni.

Zakonisht toni i humorit gjatë vjeshtës dhe dimrit fillon e ndryshon, por tek individët që kanë një vulnerabilitet (vuajnë nga një gjendje psikologjike e rëndomtë, ose sapo kanë kaluar një sëmundje, vdekje apo një situatë të papritur) mund të flasim për DEPRESION STINOR. Shkencëtarët janë të gjithë dakord për ndikimin pozitiv në mënyrë të drejtpërdrejtë të rrezeve të diellit në trurin tonë, duke rregulluar ciklin gjumë-zgjim dhe sidomos prodhimin e vitaminës D3, e rëndësishme për mineralizimin e kockave. Kur rrezet e diellit fillojnë e humbasin fuqinë, zvogëlohen orët e dritës diellore dhe në vend të tyre vijnë shirat, grija dhe retë. Ndikimi në nivelet e neurotransmetuesve është i drejtpërdrejtë, serotonina dhe dopamina (hormonet e mirëqenies shpirtërore) ndryshojnë bioritmin trupor, dhe ja përse ndjehemi shpeshherë të lodhur, pa fuqi dhe kemi më shumë nevojë për të fjetur.

Le të flasim për sindromën afektive stinore (e zbuluar në vitet ‘80) kur përtej pafuqisë, lodhjes dhe gjumit të gjatë, shfaqet edhe një gjendje e përzgjatur trishtimi me një lëkundje të rëndësishme të gjendjes shpirtërore. Është një fenomen më shumë i përhapur se ç’mendojmë. Zakonisht më paraqiten femra nga mosha 20 deri në 40-vjeçare, të cilat më tregojnë që kanë vënë re që në periudhën vjeshtë-dimër, ndjesitë që përjetojnë janë po të njëjta: ankth, lodhje, dhimbje koke, nervozizëm i tepërt, ndryshim i gjumit dhe ushqimit. Që këto shenja të ulen, duhet të afrojë një tjetër periudhë, që njihet si ajo mars-prill. Duhet të bëjmë kujdes, të mos ngatërrojmë Çrregullimin e Humorit Depresiv nga sindroma depresive stinore, e cila është një situatë e përkohshme (edhe pse paraqitet shumë më shpesh te personat që kanë një dobësi të gjendjes shpirtërore në zhvillim). Në rastin e parë, unë udhëzoj gjithmonë këshillimin e një psikologu për një mbështetje konstante.

Ekzistojnë gjithsesi disa mënyra natyrale, të cilat mund të na ndihmojnë të tejkalojmë këtë situatë, duke filluar pikërisht nga natyra:

1 – Mundohuni të kaloni sa më shumë kohë në ajër të pastër. Momenti ideal do të ishte pas dreke, në orët të ditës, ku rrezet e diellit kanë akoma fuqinë të ndikojnë në prodhimin e serotoninës dhe dopaminës.

2 – Do të ishte shumë  më e këndshme nëse ecjen në natyrë në ajër të pastër, ta ndanit me një mik, partner apo person i cili e pëlqen natyrën.

3 – Mos lini pas dore ushqimin e shëndetshmëm, sidomos frutat e stinës dhe zarzavatet. Mos kurseni përdorimin e Omega3 (peshku mundëson ushqimin e qelizave nervore). Evitoni ëmbëlsirat, të cilat rrisin nivelin e insulinës dhe ulin nivelin e glicemisë, e cila ndërhyn në mënyrë të drejtpërdrejtë tek gjendja shpirtërore.

4 – Konsumoni çokollatën fondente (të zezë, e cila ka përqindje të lartë kakaoje dhe përqindje të ulët sheqeri). Kjo mund të konsiderohet ëmbëlsira e këshillueshme, sepse sjell triptofan, pararendës i serotoninës.

5 – Mundohuni të përdorni çaj apo barna (fitoterapia), të cilat nuk kanë efekte anësore në organizëm, por rregullojnë ritmin e gjumë-zgjim.

6 – Magnezi kundërshton hiperaktivitetin dhe gjendjet e ankthit. Një dozë e ulët magnezi është e këshillueshme në këto raste. Atë mund ta gjeni në: frutat e thata, bananet, drithërat dhe çokollata.

MOS HARROJMË PRANINË E PERSONAVE QË NA RRETHOJNË!

Nëse me ushqimin, këshillat e lartshkruara dhe personat e duhur afër jush, shenjat nuk përmirësohen, atëherë ju këshilloj të ndani këshillat nga afër me një psikologe, ë mënyrë që së bashku të mund të kuptoni arsyet e situatës së rëndomtë psikofizike që ju ka kapluar. Me ndihmën e specialistes mund të vendosni nëse është e arsyeshme një terapi psikologjike.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top