Lifestyle

May 24, 2021 | 8:34

“Dera”… aty prej nga ku njeriu modern vuan dëshpërimin nga mosgjetja e vetvetes as në tokën e lindjes

 

 

Vëllimi me poezi “Dera” është në botimin e tij të tretë tashmë. I botuar për herë të parë më 2011, i rikthehet sot lexuesve pas shumë e shumë kërkesash për ta pasur sërish në duar. Në këtë ribotim, poezitë nuk janë redaktuar, por janë risjellë besnikërisht si në kohën e botimit të parë, duke përforcuar kësisoj pjekurinë artistike të Ndriçim Ademajt.

1Temat kryesore të poezisë së tij mbeten vetmia, dëshpërimi i njeriut modern dhe mosgjetja e vetvetes as në tokën e lindjes, as në atë të huajën, dashuria, si burim gëzimi por edhe dhembjeje, humbja, malli, edhe për ngjarje të pandodhura kurrë etj.

Lexuesi do të gjejë vetveten sërish në këto vargje dhe do t’i bëjë të vetat.

Autori

Ndriçim Ademaj ka lindur në Prizren. Ai është autor i tri vëllimeve me poezi: “Kërkoj diellin” (2008), “Dera” (2011) “Këngë nga rruga e farkëtarëve” (2015); romanit “Pa heronj, pa bujë” (2017).

“Dera” (vjen në ribotim më 2021)

 

Fragmente nga libri

1) SA PAK DASHNI, SHI…

Sa pak dashni paskan rujtë

ata për ne, Shi…

M’ke thanë se kangët duhet me i këndu

të dehuna

ashtu qysh kanë dalë buzësh të dridhuna,

m’ke thanë se njerëzit duhet me i dashtë

ashtu t’flliqtë

qysh janë shkërrye shtretënve të huej

po, m’ke thanë: “edhe un’ kam qenë kurvar si ti”

e ke harru se kurvënia ma e madhe asht’

me e harru vetin…

Sa pak dashni paskan rujtë

ata për ne, Shi…

Ata që s’dijnë me u lagë n’shi

e mandej me u kthy ngat djemve,

burrave e vëllezërve,

që i kanë harru për ta edhe lotët e fundit

sëmundjet, buzëqeshjet e rralla

edhe poezitë…

 

2) KUR UNË S’ISHA ATY

Kur unë s’isha aty

ti paske flejtë me vetminë

në shtratin tonë,

a fytyrën time kishte vetmia?

ti e di…

Kur unë s’isha aty

ti thonjtë e heshtjes i paske ngrënë

shijshëm,

a shijen time kishte heshtja?

veç ti e di…

 

Titulli: Dera

Autori: Ndriçim Ademaj

Zhanri: Poezi

Data e botimit: Maj, 2021

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top