Mediat italiane e kanë në fokus këtë ngjarje, e cila ndodhi rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme. Autoritetet policore janë ende në kërkim të autorit të viktimës, që besohet se është bashkëshorti i saj, me të cilin ishin në proces divorci në Shqipëri.
Klodiana Vefa, 35-vjeçare shqiptare me qëndrim të rregullt në Itali, u qëllua me 3 plumba mbrëmjen e shkuar, duke ia marrë jetën në mënyrën më të shëmtuar, më makabren. Ngjarja ndodhi përballë klubit Arci në Castelfiorentino me tre të shtëna me armë zjarri, siç pohojnë mediat italiane. Bashkëshorti është ende i pagjurmueshëm. Sipas hetimeve fillestare, të dy kanë shpresuar për njëri-tjetrin dhe mes tyre ka pasur debate të vazhdueshme.
Klodiana dhe bashkëshorti i saj po ndaheshin
Aktualisht po kërkohet në zonën Val d’Elsa, midis Poggibonsi, në provincën e Sienës dhe Empoli, në provincën e Firences. Sipas zërave fillestarë, të dy nuk jetonin më bashkë dhe po ndaheshin në Shqipëri, në vendin e origjinës së viktimës, e cila prej disa kohësh jetonte në Itali me leje të rregullt qëndrimi. Prej disa kohësh i shoqi vinte e ikte nga shtëpia bashkëshortore. Sipas disa dëshmive, debatet e çiftit kanë qenë të vazhdueshme.
Sipas një përshkrimi fillestar, vrasësi e priste ulur në një stol. Më pas do të kishte pasur një debat, i cili përfundoi me gjak. Me shpejtësi në vendngjarje ka mbërritur ambulanca e 118, e alarmuar nga banorët e zonës, por punonjësit e shëndetësisë nuk kanë mundur të mos konfirmojnë vdekjen e Klodiana Vefës. E shtëna me armë zjarri në fyt do të kishte qenë fatale.
Në një postim në rrjetet sociale, Klodiana shkruan: “Nëse një mashkull pret që një grua të jetë engjëll në jetën e tij, fillimisht duhet të krijojë parajsën për të. Sepse engjëjt nuk jetojnë në ferr”.
Klodiana Vefa la pas dy fëmijë 14 dhe 17 vjeç.
Kryebashkiaku shpall 2 ditë zie të qytetit
Ndërkohë, kryetari i bashkisë Castelfiorentino, Alessio Falorno, shpalli dy ditë zie në qytet pas vrasjes së Klodianës, “në të cilën flamujt tanë do të ngrihen në gjysmështizë, do të anulohen demonstratat publike dhe do t’u kërkohet shkollave të stimulojnë studentët për këtë temë, feminicidin dhe dhunën ndaj grave”, sepse është “tashmë hipoteza e ndjekur nga hetuesit, një vrasje barbare e kryer nga bashkëshorti”, aktualisht në kërkim.
Kryebashkiaku shtoi se Klodiana “ishte një vajzë fantastike, të cilën personalisht e njihja mirë dhe e donin të gjithë. Ky fakt na shkatërroi. Sonte me pjesëmarrjen e shoqatave do të zhvillojmë një kortezh me pishtarë në të cilin ftoj qytetarët të marrim pjesë, për një qëndrim kolektiv kundër këtij fenomeni të tmerrshëm barbar, fatkeqësisht kaq i shpeshtë edhe në kohët tona, dhe ta kujtojmë Klodianën me përzemërsinë tonë. Nuk dorëzohemi para tmerrit”.
Feminicidi, pasojë e mungesës së arsimimit
Termi “feminicide” identifikon vrasjen e një gruaje, një formë e kryer nga anëtarët e familjes dhe shpesh nga partneri. Fjala “feminicide” nuk e shteron kuptimin e saj me aktin përfundimtar të vrasjes së një gruaje. Përkundrazi, ajo identifikon një fenomen shumë më të gjerë, i cili përfshin një shumëllojshmëri të sjelljeve, të tilla si: keqtrajtimi, dhuna fizike, psikologjike, seksuale, arsimore ose ekonomike, të kryera kryesisht nga burrat, në vendin e punës, familje ose shoqëri. Pra, të marra së bashku, u referohemi sjelljeve që minojnë lirinë, dinjitetin dhe integritetin e një gruaje, dhe të cilat mund të kulmojnë në vrasje, vrasje në tentativë ose forma të rënda të vuajtjeve.
“FEMINICID” ËSHTË GJITHÇKA QË NËNKUPTON NJË URREJTJE NDAJ UNIVERSIT FEMËROR “PIKËRISHT SEPSE ËSHTË E TILLË”.
Deklarata e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara identifikon dhunën ndaj grave si një nga mekanizmat thelbësorë socialë, me të cilin gratë detyrohen të qëndrojnë në një pozitë vartëse ndaj burrave. Prandaj, edhe sot, motori i kësaj forme të dhunës mund të gjurmohet në pabarazinë në marrëdhëniet midis gjinive. Janë gratë midis 25 dhe 54 ato që preken veçanërisht nga ky fenomen: të dhënat deklarojnë se më shumë se gjysma e vrasjeve femërore, në dhjetë vitet e fundit, kanë përfshirë gra që i përkasin kësaj grupmoshe, kryesisht gra të reja dhe nëna.
Përgatiti Orjona Tresa
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.