Prindërit shpesh ankohen se jetët e tyre shkurtohen nga stresi, i lidhur me rritjen e fëmijëve. Por shumë studime tregojnë të kundërtën. Çiftet pa fëmijë kanë predispozitën të vdesin të rinj, në krahasim me ata që zgjedhin të lënë pas trashëgimtarë. Në fakt, deri tani, studimet nuk kanë arritur të identifikojnë saktësisht nëse mungesa e fëmijëve shkakton vdekjen e parakohshme të çifteve apo ky është thjesht një nga shkaqet që ka të bëjë me marrjen e vendimit që ata kanë zgjedhur të udhëhiqen në lidhje me mospasjen e fëmijëve. Dr. Esben Agerbo, profesor në Universitetin Arhus në Danimarkë, së bashku me kolegët e tij ndërmori një studim konkret mbi personat që kanë zgjedhur të mos kenë fëmijë. Mbi këtë qëllim, studiuesit kanë testuar një grup njerë- zish, të cilët kanë kryer fertilizim in vitro. Ky studim tregoi, se në të vërtetë, prania e fëmijëve mund të ndikojë në zgjatjen e jetës së prindërve. Studiuesi mblodhi informacion te 21.276 çifte, të cilët kanë përdorur metodën e fertilizimit in vitro gjatë periudhës 1994-2008, dhe që nuk kishin asnjë fëmijë përpara kësaj metode, por që kishin një marrëdhënie të paktën njëvjeçare, kohë e mjaftueshme për të ndjekur këtë procedurë. Falë fertilizimit in vitro, 16 çifte patën fëmijë, ndërsa 5354 të tjerë nuk ia dolën të arrinin këtë rezultat. Mjeku Agerbo ka një lajm të mirë edhe për ata që nuk ishin në gjendje të kishin fëmijë. Nëse studimet e mëparshme sugjeronin se këta persona kanë rrezik më të lartë të vuajnë nga sëmundje mendore, kërkimet e profesor Agerbos nuk kanë dhënë prova për ta mbështetur këtë hipotezë. Mjeku Agerbo nuk arriti të identifikojë përse fëmijët kontribuojnë në zgjatjen e jetës së prindërve të tyre, ai këmbëngul se “është e mundur që ata që zgjedhin të kenë shumë fëmijë, bëhen më të përgjegjshëm, por duke pasur shumë kujdes për shëndetin e tyre”. Konkluzioni është i qartë: Fëmijët na zgjasin jetën, një arsye e vlefshme për ta kujtuar, kur sjellja e tyre nuk është e përkryer.
Mëmësia është një vrull natyror. Të gjitha qeniet riprodhohen: është një ligj universal në të cilin mashkulli nuk mund të tërhiqet. Instinkti amësor është rezultat i përvojave dhe emocioneve të ndryshme, që e kanë zanafillën që në fëmijëri. Shumë vendimtare është, por mbi të gjitha lidhja me nënën, që në vitet e para të jetës është për vajzën një pikë referimi, me të cilën identifikohet dhe vendos një marrëdhënie të qëllimshme. Por thelbësor është edhe raporti me babanë, mashkulli me të cilën dashurohet dhe nga i cili kërkohet një fëmijë dhe përvojat e para seksuale. Të kesh një fëmijë mund të shprehësh kështu edhe dëshirën stërgjyshore për t’u ndier i pavdekshëm, duke i garantuar vetes brezat pasardhës. Por nga eksperienca të referuara rezulton se mungesa e një shtatzënie mund të shkaktohet nga natyra psikologjike. Gratë që duan një fëmijë me çdo kusht, shpesh e pranojnë se ndiejnë brenda vetes një boshllëk të madh. Me sa duket, ky disavantazh i përket të shkuarës së tyre, fëmijërisë nga e cila nuk janë ndier mjaftueshëm të dashuruara apo të dëshiruara. Të bëhesh baba nuk është e njëjta ndjesi si të bëhesh nënë. Babai mbi të gjitha ka një rol social në momentin që vjen në jetë fëmija e tij. Nëse për nënat është i rëndësishëm identifikimi i tyre, mashkulli që do një fëmijë uron të jetë një baba në vend të babait, duke anuluar në mënyrë të panjohur figurën e të atit që e ka rritur. Marrëdhënia që ne kemi me prindërit tanë ndikon thelbësisht në dëshirën për të pasur fëmijë. Nuk ekziston një nënë dhe një baba ideal dhe i pagabueshëm. Të jesh prind, por edhe thjesht të jetosh, do të thotë të pranosh dyshimet dhe paqartësitë. Gjithçka që ka nevojë një fëmijë në jetë është të ndierit i dëshiruar. Përpara një aventure të re, ajo e të bërit prindër, një lloj çorientimi është më se logjik. Jeta shpesh të kërkon të ndryshosh faqe, të përshtatesh me situata të reja që vijnë në jetë. Për të mos u gjendur i papërgatitur, duhet të kesh një mbivlerësim të mirë, të dish të mbledhësh dëshirat e tua autentike, të njohësh fuqitë e të kapërcesh dhe ndryshosh pasojat (depresion pas lindjes, afrimitet në çift…) në zgjidhje. Që marrëdhënia në çift të jetë e mbarë, duhet të kesh një raport të paqtë me nënën, ta vlerësosh atë për dhuratën e jetës dhe të fjalës.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.