Shpesh është konsideruar dhe kosnsiderohet media dhe presioni i jashtëm social si burim i dëshirës ekstreme të të rinjve të sotëm për një trup sa më të hollë, e për pasojë në lindjen e çrregullimeve serioze të mënyrës së të ushqyerit. Për të kuptuar sa më mirë arsyen e vërtetë të kësaj sjelljeje që është e përhapur gjerësisht sot në botë, u krye një studim me 300 femra të moshës 12-22 vjeçe. Për 40% të tyre, dëshira për të qenë tmerrësisht elegante vinte si pasojë e shkaqeve gjenetike. Sipas studiuesve, faktorët e përgjithshëm mjedisorë nuk kishin asnjë efekt të matshëm në konkretizimin e idealit të dobësimit ekstrem.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.