Hipizmi mund të përmirësojë inteligjencën e fëmijës suaj. Ky lloj sporti përmirëson kujtesën, të mësuarit dhe zgjidhjen e problemeve tek të rinjtë.
Shkencëtarët nga Universiteti Toyko kanë gjetur se dridhjet e prodhuara nga kuajt, teksa udhëtojnë aktivizojnë një pjesë të trurit i njohur si sistemi nervor simpatik.
Kjo do të thotë se ndërsa qëndron në shalë, aftësia njohëse e fëmijës tuaj mund të përmirësohet në masë të madhe.
Hulumtuesit ekzaminuan efktet e hipizmit duke zhvilluar disa teste matematike para dhe pas pjesëmarrjes në këtë lloj aktiviteti.
Studiuesit arritën në konkluzionin se hipizmi përmirëson në masë të madhe aftësinë e fëmijëve për të kryer detyra të sjelljes.
Por, rezultatet ishin më pak domethënëse në zgjidhjen e problemeve matematikore.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.