Kot themi se pas ca gotave fillojmë e “bilbilosim”. Sipas një studimi alkooli rrënon fjalimet tuaja para publikut.
Studiuesit gjermanë rekrutuan 62 njerëz të cilët ishin të shqetësuar për fjalimet e tyre para publikut dhe u dhanë tre vodka dhe 60 të tjerë konsumuan lëng portokalli.
Grupi nervoz u ndje më mirë pas pijes, por audienca i vlerësoi fjalimet e tyre si të këqija, në krahasim me ata që pinë lëng portokalli.
Studimi i udhëhequr nga Universiteti i Këlnit, thotë se alkooli funksionon në uljen e ankthit social, por ju bën më pak koherent kur ngriheni për të folur në publik.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.