Për të stimuluar inteligjencën e fëmijës është mirë të siguroheni, që fëmija juaj është i përfshirë në aktivitete të caktuara, që janë të dobishme. Shumica e këtyre aktiviteteve janë të vlefshme edhe për të rriturit.
Kurrë nuk është tepër vonë për të mësuar një gjuhë të re, apo të filloni të ushqeheni shëndetshëm në mëngjes.
Këtu janë 14 gjëra që ju duhet të dini për të pasur një fëmijë më të zgjuar:
- Mësimet e muzikës ndikojnë në inteligjencën e fëmijëve
- Lexoni së bashku
- Mungesa e gjumit ngadalëson zhvillimin kognitiv të fëmijës
- IQ (Kuotimi i Inteligjencës) nuk ka rëndësi aq të madhe, sa mungesa e disiplinës. Disiplina personale është më e rëndësishme se IQ në arritjen e suksesit në jetë
- Të mësuarit është një proces aktiv
- Ëmbëlsirat mund të kenë efekte pozitive, nëse hahen në momentet e duhura
- Fëmijët e lumtur janë të suksesshëm
- Grupet e miqve ndikojnë në personalitetin e fëmijës suaj
- U tregoni se keni besim tek ata
- Videolojërat kanë një efekt pozitiv mbi disa aftësi
- Vendosni orar të kufizuar për TV
- Mos i ndërhyni fëmijës në orarin e lojës. Ndërhyrja nga ana e prindërve në këto aktivitete, mund të shkaktojë probleme psikologjike të fëmijëve
- Sporti është një aktivitet i nevojshëm për një jetë të shëndetshme
- Mësimi i një gjuhe të huaj ndikon në aftësinë për t’u përqëndruar
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.