Le të bëjmë një ushtrim: Mbyllni sytë tuaj për tri minuta dhe mendoni për një qëndrim, një zakon…, që ju e gjykoni si më të nevojshëm për ta ndryshuar. Kjo mund të jetë lënia e duhanit apo e ëmbëlsirave.
Motivimi, kyç për zhvillimin e inteligjencës emocionale
Pra, çfarëdo qoftë ajo, mbylli sytë dhe kushtoji vëmendje ndryshimit të dëshiruar. Pranoni se si ndjeheni: Sa të shqetësuar jeni në lidhje me këtë gjë? Sa të motivuar jeni për ta bërë? Çfarë përpjekjesh keni bërë deri tani? Cilat janë kostot dhe përfitimet?
Këtu janë 4 faza kryesore të ndryshimit.
Verbëria
“Problemi nuk është se ata nuk e shohin zgjidhjen, por se nuk shohin se është një problem” G.K. Chesterton
Në këtë fazë, nuk ka rëndësi praktike pse njerëzit kundërshtojnë mundësinë e një ndryshimi. Edhe nëse të tjerët na thonë se diçka nuk është në rregull me ne apo qëndrimin tonë, ne nuk pajtohemi me ta dhe nuk jemi ende gati për ndryshim. Ne refuzojmë idenë se kemi nevojë për të bërë një ndryshim në jetën tonë dhe rezistojmë ndaj çdo përpjekjeje të ofruar.
Soditja
Njerëzit, të cilët janë në këtë nivel, kanë pranuar nevojën për ndryshim. Ata kanë arritur në përfundimin se, ajo duhet të përmirësohet dhe fillojnë të mendojnë se si mund ta bëjnë këtë. Në këtë fazë kemi një qëndrim të viktimës. Një paaftësi e dukshme për të vepruar, ose besojmë se problemi është përtej nesh, që nuk varet nga ne, që dikush tjetër mund të bëjë diçka. Disa madje presin një kohë magjike, Vitin e Ri, ditëlindjen. Shpesh dëgjojmë shprehjen “nesër” ose “vitin e ardhshëm”. Ndryshimi dështon, sepse ne nuk jemi të gatshëm të angazhohemi tërësisht për të arritur atë.
Përgatitja
Njerëzit fillojnë të përqëndrohen në zgjidhje. Është koha për të formuluar planin e veprimit me objektiva specifike dhe të detajuara. Në këtë fazë kemi rritje të vetëbesimit.
Veprimi
Ndryshime të dukshme ndodhin. Në këtë fazë kemi vënë planin në jetë dhe ndjekim hapat e përcaktuara. Jemi duke ndryshuar mënyrën se si veprojmë: modelet emocionale ndryshojnë, po ashtu dhe mënyra si e shohim veten.
Unë propozoj tani të jeni të sinqertë me veten dhe të kuptoni se jeni në lojë. Në çfarë faze jeni?
Sekreti i ndryshimit të shpejtë?
Ndryshimi ndodh shpejt, kur braktisni gjendjen e viktimës dhe gjeni forca, si dhe besoni në aftësinë tuaj për të ndryshuar gjërat!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.