Marrëdhënie

July 21, 2016 | 10:36

Dëshmi/ Arbjan Mazniku:Në shoqërinë tonë ka humbur besimi

Marrëdhëniet serioze e të shëndetshme, ato që mund t’i qëndrojnë kohës, bazohen tek besimi. Besimi me kalimin e kohës kthehet në shtratin e një simbioze, ku një individ ndalon së qeni thjesht një person/individ, por bëhet pjesë e një qenieje të re, që është familja. Për mua familja fillon natyrshëm të funksionojë si një qenie shumëpjesëshe, ku ti je një pjesë e diçkaje të madhe që të përkufizon po aq sa identiteti yt. Në këtë logjikë, tradhtia në çift, e veçanërisht tradhtia në një familje, është ose cenim i paarsyeshëm i besimit, ose është tregues që themeli mbi të cilin është ndërtuar marrëdhënia ka diçka që s’shkon. Thënë këtë, sidoqoftë, besoj se ne si qenie njerëzore jemi shumë komplekse dhe për më tepër në ndryshim të përditshëm. Bashkë me ne ndryshon edhe mënyra se si e shohim botën. Pjesë thelbësore si në këtë ndryshim, ashtu edhe në sjelljen tonë janë edhe normat shoqërore. Ose ato gjëra që janë të pranueshme ose të papranueshme në shoqërinë tonë. E për fat të keq, busullat e normave të shoqërisë sonë ka shumë kohë që janë hallakatur.

Botuar në revistën Psikologjia, nr.73

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top