Lifestyle

May 7, 2016 | 7:00

Dëshmi/ Deni Shkëmbi: Aromë gruaje

Më pëlqen të vishem bukur! Veshja për mua është një nga kënaqësitë më të mëdha të jetës, prandaj përkushtimi im ndaj saj është gjithmonë në nivele maksimale. Ajo më jep një arsye më shumë për të pasur një marrëdhënie të mirë me veten dhe ambientin përreth. Është një pikë e fortë që apo e stilistëve të njohur më josh, jo për faktin se është diçka e kushtueshme dhe e rrallë, por sepse brenda saj unë ndihem mjaftueshëm komode. Etiketat nën bluzë apo fustan më japin kënaqësi, ndërsa syve soditës besoj u japin idenë e një femre me shije dhe kuruar nga koka te këmbët. TAKAT – Janë njësoj të rëndësishme tek unë, siç është edhe krehja e flokëve në mëngjes. Nuk i ndaj nga vetja, ndonëse kam arsye për t’u ndjerë mirë me gjatësinë time, 1.76 centimetra. Dëshirë për vëmendje, apo për personalizon karakterin e femrës, sharmin e gruas, sensibilitetin e nënës dhe të tria së bashku përbëjnë unin tim.

FIRMATO – Jam maniake pas veshjeve firmato, aq sa këtë ndjesi duket sikur ia kam injektuar edhe tim biri. Një veshje origjinale, t’u dukur një kokë më lart se të tjerët?! Mund të interpretohet në forma nga më të ndryshmet, teksa tek unë ato rrinë mirë e nuk stonojnë aspak, rrinë shumë mirë. Takat e larta i japin vlerë jo vetëm veshjes, por edhe elegancës e hireve femërore. Edhe gjatë përditshmërisë, punës apo daljeve pasdite, ato janë pjesë e imja, pasi në majë të takave më duket vetja edhe më femër!

STILI – Gjatë ritualit normal të ditës zgjedh veshje me ngjyra të qeta, të pranueshme për syrin tim dhe aspak fosforeshente. Një palë pantallona klasike të kombinuara me një këmishë, apo një fustan i thjeshtë dhe jo ekstravagant, janë modelet që preferoj më tepër. I kushtoj vëmendje faktit që ato duhet të përshtaten me format e mia trupore, që të më rrinë dhe të duken sa më këndshëm. Pse jo, me ndonjë veshje të gjerë guxoj të fsheh edhe ndonjë defekt të vogël trupor.

NGJYRAT – Kombinimi i ngjyrave, shpesh reflekton edhe gjendjen time shpirtërore. Një nuancë e theksuar rrezaton shpirtin tim dhe atë çfarë unë përcjell me gjendjen apo prezencën time, ashtu siç herë një boshllëk shpirtëror mundohem ta fsheh nën ndonjë veshje me ngjyra jo të feksura. Besoj se është aftësia e një njeriu të dijë të menaxhojë veten, për të mos u dhënë shkak të tjerëve të kuptojnë që diçka nuk shkon me ty!

***

Gjithmonë aroma e gruas ngacmon çdo instinkt, çdo grimcë, ku të gjitha së bashku përbëjnë atë që quhet kristal, nëpërmjet të cilit mund të identifikohen vlerat që mbart çdo individ që merr frymë lirshëm në jetë. Aq më shumë kur principet i ke mjaft të qarta: respekto veten, që të tjerët të të respektojnë. Dhe absolutisht, veshja është një nga këto principe!

Botuar në revistën Psikologji, Tetor 2010

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top