Marrëdhënie

October 2, 2017 | 12:42

Dëshmi/ “Djali, kënga më e bukur e jetës sime…”

Këngëtarja Silva Gunbardhi ka bërë një rrëfim të sinqertë në emisionin “Chic” në News24, ku ka folur për karrierën e saj por edhe djalin, Dalvin dhe bashkëshortin Dafin.

1

Për sa i përket djalit Gunbardhi tha se momentet me të janë më të bukurat. “Djali është kënga më e bukur e jetës sime. Unë nuk fle shumë dhe djali më ngjan mua dhe ai është shumë i gëzuar kur më ka pranë. Djali është i dashuruar me këngën ‘Digje zemrën’. Sapo e heq atë fillon e qan. Nuk i pëlqejnë të tjerat aq, vetëm ajo”, tha Silva.

E pyetur nëse ka pasur ndonjë mik apo koleg që e ka zhgënjyer, këngëtarja disi me shaka u shpreh: “Unë kam një mikeshën tim që i them bjeri vazhdo”.

1

Nëse ka ndërmend një vëlla ose motër për djalin, Silva tha se projekti i radhës do jetë muzikor. Shumë hapur, këngëtarja tha se po të mos ishte për punën dhe linjat fizike do i kishte bërë 10 fëmijë.

“Projekti i radhës është muzikor. Më shqetëson puna shumë dhe linjat. Se po të mos ishte për këto të dyja do i kisha rreshtuar nja 10-të”, tha Silva.

Marrë me shkurtime nga Balkanweb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top