Marrëdhënie

April 10, 2016 | 9:21

Dëshmi/ Eni Aliçka: Prania ime në shtëpi, e domosdoshme

Eni Aliçka, 28 vjeç, ish balerinë e trupës së baletit në TV Klan. E diplomuar për koreografi në Akademinë e Arteve, ajo ka qenë pedagoge e jashtme ne Akademinë e Arteve & mësuese në shkollën e Baletit. Aktualisht i është përkushtuar rritjes së vajzave...

Eni Aliçka, 28 vjeç, ish balerinë e trupës së
baletit në TV Klan. E diplomuar për koreografi
në Akademinë e Arteve, ajo ka qenë
pedagoge e jashtme ne Akademinë e Arteve
& mësuese në shkollën e Baletit. 

Askush nuk mund t’ua zëvendësojë nënën bebeve, të paktën për këtë periudhë kur ato kanë nevojë për përkushtim maksimal.

Nuk i duhet të veshë puantet, as të kontrollojë lëvizjet në ecje e të merret me trupin. Jeta e saj ka marrë një tjetër rrjedhë. Është e lidhur 24 orë në 24 me vajzat, madje nuk bën asnjë lëvizje tjetër jashtë vëmendjes së tyre. E destinuar të mos vërë gjumë në sy gjatë natës, të rrijë në këmbë dhe t’u shërbejë sa më mirë bijave të saj, ka dhënë “dorëheqjen” për ca kohë dhe nga profesioni. Të qenit nënë, aq më tepër e dy vajzave të vogla, ka ndikuar tek ajo që të bëjë një zgjedhje. Eni Aliçka, ish-balerina e spektakleve televizive, ka sakrifikuar artin e të kërcyerit për t’iu përkushtuar Natalisë dhe Nikolës.

***

“U bë një shkëputje e gjatë nga puna… Në fakt, prania ime në shtëpi është e domosdoshme. Askush nuk mund t’ua zëvendësojë nënën bebeve, të paktën për këtë periudhë kur ato kanë nevojë për përkushtim maksimal. Për mua nuk ka më angazhime si balerinë apo koreografe. Kohën momentalisht ua kam dhënë vajzave të mia”. Falë mbështetjes ekonomike të bashkëshortit, ajo ka gjetur një rrugë të mesme në funksion të mirërritjes së fëmijëve. I pëlqen ky pozicion i ri, ai i mëmësisë. Rrëfen se pavarësisht lodhjes, kënaqësia që vajzat i falin e bën të ndihet ndryshe. Teksa deri dje sadisfaksionin ia jepnin duartrokitjet në skenë, sot ajo ndihet edhe më e kompletuar falë Natalisë dhe Nikolës. “Të jesh nënë është gjëja më e bukur që mund t’i ndodhë një gruaje, por nga ana tjetër është shumë e vështirë të rrisësh një fëmijë. Unë merrem gjatë gjithë kohës me vajzat. Zgjohemi bashkë. Fillimisht merrem me ushqimin. Pastaj krijoj mundësinë për të dalë. Kryesisht frekuentoj ambientet ku ka gjelbërim. Parku kombëtar është më i përshtatshmi. I çoj në këndet e lojërave. Në fundjavë i çoj pranë bregdetit për të marrë jod dhe ajër të pastër. Respektoj regjimin në të ngrënë, në të fjetur, banjën. Në shtëpi u kam krijuar dhomëzën e tyre bashkë me një kënd me lodra”. *** Çdo ditë për Enin është e njëjtë, me dëshirën dhe preokupimin për t’i ndjekur hap pas hapi vajzat e vogla. Është bërë shumë e ndjeshme ndaj tyre, saqë në çaste të caktuara harron edhe veten. E ka rrëmbyer mëmësia. Për koreografen dhe balerinën, profesioni po qëndron mënjanë. Deri edhe spektaklet televizive janë zëvendësuar me filmat me kartonë. Është një periudhë që Eni preferon ta quajë si një detyrim ndaj fëmijëve, në favor të shëndetit të tyre mendor dhe fizik. “Jam rritur nga dy prindër që më kanë dhuruar shumë dashuri e përkushtim. Këtë do të doja t’ua transmetoja fëmijëve të mi”… Sigurisht, ajo do t’i rikthehet rolit si pedagoge e koreografisë pranë Akademisë së Arteve dhe si mësuese pranë shkollës së baletit, por hë për hë më shumë u duhet vajzave..

Botuar në revistën Psikologji, nr 39

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top