Mirëqenie

April 8, 2016 | 7:56

Dëshmi/ Gentian Zenelaj: Jam lubi në të ngrënë

Raportin me ushqimin? Varen nga cili këndvështrim e sheh. Gentian Zenalajt, i pëlqen të provojë çdo pjatë që i vihet përpara, mjafton të jetë e shijshme, deri në grimcën e fundit. Dhe kjo është kënaqësi më vete. Ama, po ta shohësh nga pikëpamja estetike, problemi është i madh. Kilet e tepërta janë të dukshme. Atëherë? A quhet i mirë raporti me ushqimin apo jo? Ndoshta aktori i humorit preferon ta shohë pozitivisht këtë raport të tijin. Përderisa shija i përmbushet, nuk duket se ka ndërmend të heqë dorë nga të ngrënit. Fundja nuk është e lehtë të reziston në tryezë. madje aq shumë i shijon ushqimi sa shpesh e sheh veten në pozicionin e kuzhinierit, sadoqë amator. Sakaq, beson se do të ishte mirë pak më shumë aktivitet sportiv. Kështu po, do të mundej të shijonte duke e parë shigjetën e peshores të anojë drejt shifrave të preferuara. Por ndoshta edhe jo. sepse në fakt ai nuk e fit veten te tipat pasive që nuk bëjnë lëvizje fizike. “Sporti im më i mirë është marrja me djalin, një fëmijë i vogël është goxha impenjim. Kam edhe punën që më merr koha, provat, dhe e them me bindje se bëj një jetë aktive të mbushur me lëvizje dhe harxhim energjish”. Megjithatë, është zotuar që me kalimin e kohës, do të ulë sa më shumë të jetë e mundur nga pesha, për tu ndjerë më mirë me veten, pastaj edhe me publikun dhe ata që e rrethojnë. ama, jo duke hequr dorë nga ushqimi…

Botuar në revistën Psikologjia, qershor 2010

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top