Mirëqenie

April 8, 2016 | 8:02

Dëshmi/ Ilda Mustafallari: Si u dobësova pas lindjes së djalit

Studion për biologji, por kjo degë as që ka të bëjë me udhërrëfyesin e saj për një shëndet të mirë. I ka inat dietat dhe nuk praktikon as palestrat. Ilda Mustafallari, e njohur si femra më e suksesshme në lëvizjen e disqeve në klubet e natës, “menaxhon” mjaft mirë fizikun e saj në raport me ushqimin. Për mamin e Frenkit 2 vjeçar, funksionon një ekuilibër mes konsumit dhe dëshirës për të shijuar. “Investoj për shëndetin tim, pavarësisht shumëllojshmërisë së gjërave që mund të më shfaqen para syve. Nuk tundohem për ta kaluar masën. Dua ta kem kështu siç jam. Nuk dal jashtë kontrollit në të ngrënë, dhe ruaj një marrëdhënie që është e shëndetshme për mua. Mundohem të zgjedh ushqime vitaminoze, proteinike, të cilat më ndihmojnë për profesionin që bëj duke më dhënë energji”. Periudha për të cilën iu desh të përkujdesej më shumë ishte ajo pas shtatzënisë me të birin. Për të mbërritur në peshën e sotme, 55 kilogram, ajo duhej të digjte jo pak, por rreth 20 kg mbi peshë që kishte përftuar. “Në aspektin psikologjik dhe shëndetësor, më duhej kohë e gjatë që të ambientohesha me këtë fakt. Pastaj edhe puna që duhej të bëja më kërkonte të isha më e paraqitshme, tërheqëse, me trupin më të lehtë për ritmin e fundjavës. Brenda një viti, vetëm duke e organizuar ushqimin me regjim, arrita të fitoj peshën që kam sot”. Dixhej Ilda, prej 8 vitesh njihet brenda dhe jashtë vendit, si vajza që bën të “shpërthejnë” të rinjtë në fundjavë. Tek vendi i rezervuar për DJ, ajo përpiqet të vërë në lëvizje të pranishmit nën ritmin e përzgjedhur prej saj, duke qenë dhe vetë pjesë e lëvizjeve të muzikës Funky, Deephouse dhe House.

Botuar në revistën Psikologjia, qershor 2010

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top