Joana Smakaj, 26-vjeçarja ish-pjesëmarrëse në Miss Shqipëria 1989, sot është një këngëtare e njohur, por njëkohësisht nënë e Aronit 4-vjeçar. Për Joanën nuk ka asnjë problem nëse në tryezë ka shumëllojshmëri gatimesh. Ajo i shijon njësoj të gjitha pa kurrfarë problemi. Madje edhe pse jo të gjitha përgatitjet janë të shëndetshme për shkak të përdorimit të yndyrave apo brumërave, ajo nuk heq dorë nga të shijuarit gjatë konsumimit të tyre. Joana rrëfen se një fat i madh për të është metabolizmi që ajo ka, të cilin thotë se e ka të trashëguar nga e ëma. “T’iu them të drejtën, unë kam një metabolizëm të tillë, që sado që të ha nuk shëndoshem. Të paktën deri tani kam këto të dhëna, por shpresoj shumë të ruaj të njëjtën fizionomi dhe rregull organik edhe më vonë”. Ish miss-i, ende ruan të njëjtat linja trupore, e gjatë 175 cm, rreth 63 kg, me përmasa absolutisht të rregullta, edhe pse është bërë nënë. Sigurisht që për të, kujdesi ndaj konsumit të tepruar të ushqimit, është një detyrë për të cilën ka vendosur të tregojë më shumë vëmendje. Sipas saj, pas një dimri të ftohtë dhe të vakët në lëvizje, e që natyrisht sjell dhe një oreks ka nevojë për një përdorim të kontrolluar në ushqim, të paktën tani gjatë verës. Joana e ka merak shëndetin, ndërsa është maniake për linjat trupore. Në këtë marrëdhënie, ajo shpjegon se nuk ndikohet aspak nga dietat apo palestrat sportive, për të rikthyer peshën e vajzërisë. Sipas ish-missit, disiplina në të ngrënë është një nga kushtet kryesore për një shëndet të mbarë trupor. “Të ngrënët me orar, të gjitha vaktet, shumë lëngje frutash dhe ujë janë elementët kryesore që bëjnë mirë dhe mbajnë trupin në formë”.
Botuar në revistën Psikologji, nr. 37
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.