Marrëdhënie

May 4, 2016 | 9:23

Dëshmi/ Juli Krisafi: Djali, prioriteti im!

1Nuk mund të them se do t’i lija të gjitha të tjerat për familjen, pasi jam e mendimit që një familje nuk mund të jetë e lumtur nëse vetë protagonistët nuk janë të lumtur. Pra, unë nuk do të isha mirë nëse nuk do të punoja, nuk do të kisha pak kohë për veten, apo nuk do të kisha pak kohë për të dalë me miqtë.

Partneri apo fëmija, cili është prioriteti juaj dhe pse?

Fëmija dhe pastaj partneri. Pavarësisht se vendosa të parin fëmijën, përsëri janë një prioritet i pandarë për mua. Që nënkuptojnë familjen, e cila është e para në prioritetet e mia. Nuk mund të them se do t’i lija të gjitha të tjerat për familjen, pasi jam e mendimit që një familje nuk mund të jetë e lumtur nëse vetë protagonistët nuk janë të lumtur. Pra, unë nuk do të isha mirë nëse nuk do të punoja, nuk do të kisha pak kohë për veten, apo nuk do të kisha pak kohë për të dalë me miqtë. Unë nuk do të funksionoja mirë në familje, nëse nuk do të kisha kohë të merresha me veten, të punoja, të realizoja planet e mia, të rritesha profesionalisht. Të gjitha këto ndikojnë në mirëqenien familjare.

A ndryshojnë prioritetet nga koha në kohë?

Besoj se ndryshojnë. Nëse do të hidhja sytë pas në të kaluarën time, prioritetet e mia kanë ndryshuar shumë nga ajo kohë. Dikur ka qenë puna dhe miqtë më të rëndësishëm, pasi kaloja më shumë kohë me ta, sot janë gjithashtu shumë të rëndësishëm, por ka dalë familja në vend të parë. Me rritjen, njeriu kupton çfarë do dhe deri ku do të shkojë. Nuk e di çfarë do të ndodhë në të ardhmen dhe si do të ndryshojnë prioritetet e mia, por di që për momentin familja dhe puna janë dy më kryesoret që nuk besoj se do t’ia lënë vendin ndonjë prioriteti tjetër.

A merrni ankesa nga partneri? (në rastin kur fëmija është prioriteti)

Në fakt jo. Kam dëgjuar se ekzistojnë partnerë që xhelozohen në rastet kur gruaja i kushton shumë vëmendje fëmijës, por në rastin tonë, bashkëshorti duket mjaft i kënaqur kur unë i kushtoj vëmendje maksimale djalit.

Çfarë trukesh bëni për të ekuilibruar situatat?

Nuk mund t’i quaj truke, thjesht mundohem të organizohem, të mos përplasemi në orare, apo plane personale që mund të kemi. Mundohem t’i jap çdo gjëje vendin që i takon. Në përgjithësi nuk i anuloj takimet, thjesht shprehem s’kam kohë sot se jam në transmetim, ose s’kam kohë sot se nuk kam ku të lë fëmijën. Pavarësisht se edhe për veten duhet gjetur pak kohë, duke i lënë të tjerët. Këtë gjë për momentin e bëj rrallë, kur shkoj tek parukierja një herë në muaj ose më rrallë, kur dua të bëj manikyr apo pedikyr etj. Ose para gjumit, kur mund të lexoj një libër dhe më duket se këtë ia kushtoj vetes. Jo gjithmonë në mënyrë perfekte, por gjithsesi duke i hyrë në hak njërës apo tjetrës, herë familjes e herë punës, apo herë takimeve me miqtë që për momentin i kam shumë të rralla.

Botuar në revistën Psikologji, tetor 2010

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top