Lifestyle

September 23, 2016 | 7:48

Dëshmi/ Klaudia Hila: Aksesori korrigjon veshjen!

2 Asnjëherë nuk më ka ndodhur ta shoh njësoj. Gjithherë ndryshe. Mëngjesjave ishte takimi i ngasur. Nga gjithësyresh ajo identifikohet, bie në sy eleganca. Veshur një fustan sport casual, syzet trend, vathë të mëdhenj dhe katër byzylykë argjendi në dorën e djathtë. Bardhë e zi këto, kombinuar plot finesë me çantën, ku dominon ngjyra e kuqe. Kjo është Klaudia Hila, për të cilën dukja nuk ka të bëjë thjesht me respektin ndaj vetes, por dhe në përçimin e së njëjtës ndjesi edhe te miqtë që ndajnë kohën me të. Ajo thotë se bizhutë i kam pjesë jo vetëm të personalitetit, por edhe të figurës sime, të pjesës shpirtërore. Asnjëherë nuk më mungojë elementët, sepse veshja do të më dukej sikur një fustan i veshur përgjysmë, pantallona të paveshura mirë, fakti që nuk përdor bizhutë. Ndaj them që aksesori është elementi më plotësues dhe elegant që duhet të ketë një femër në veshjet e saj. Mund të jetë një veshje shumë e thjeshtë, ama një aksesor shumë interesant i jep shumë vlerë dhe shije femërore. Jo kot i thonë anë e personalitetit të individit”. Aksesorët i ka shumëngjyrësh, të përmasave kryesisht të mëdha, të formave të ndryshme, sepse, siç vlerëson ajo, “estetikisht ashtu jam dhe brenda vetes. Gjithmonë pozitive, sidomos kur këtë e tregoj edhe përmes aksesorëve të mi”. Traditë apo model besnik për një imazh të kuruar? Të dyja nga pak. Regjisorja e njohur rrëfen se gjenetikisht e ka shumë të fortë gjenin shkodran. “Një lloj respekti ndaj vetes dhe të tjerëve, sepse në një paraqitje të bukur, aksesori është ndër elementët që të korrigjon. Kam pasur një mama shumë të bukur. Shpeshherë bënte çudi me vajzën e saj të vogël, sepse ajo ka qenë te gjërat elegante si mami, ndërsa shikonte vajzën e vogël që rritej dhe vendoste gjëra të mëdha, ekstravagante. Ndoshta nga babai kam marr një bulëz më shumë. Ai preferonte kombinimin e ngjyrave në kollare, lëvizte me detaje”.

 

 

Bizhutë… kujdes mobilien!

Gardërobë të veçantë për aksesorët. Sipas përmasave dhe rëndësisë. Plot tre sirtarë të mëdhenj që mbajnë stilet dhe preferencat e përzgjedhura ndër vite. Për Klaudian, një sirtar super të madh e kam për bizhutë e qafës, një tjetër për vathët dhe të tretin për unazat dhe byzylykët. Përgjithësisht i kam të firmave të ndryshme, por kam dhe cilësore, prodhime të Versace, Tiffany&Co, të cilat janë sportive, interesante edhe për përditshmëri, janë argjend dhe mund t’i mbash gjatë të gjithë kohës.”Ato, të cilat identifikojnë Klaudian, janë shumëngjyrëshe dhe të përmasave të mëdha. Them se kornizimi veshje-aksesor-individ është vërtet interesant, sidomos ku ndërthuret sipas trendeve apo stinëve. Nuk është se në dimër s’vendos ngjyra, shumë të forta madje. Por i vendos në mënyrë të kombinuar me shallin apo kapuçin. Ky lloj stili forcon vetëbesimin, merr energji dhe i fal pozitivitet. Siç pohon Klaudia, që aty fillon dita. Mua më pëlqen fakti që një natë më parë të kujdesem çfarë do të vesh nesër, cilët do të jenë aksesorët që shërbejnë. Kur ndodh që prishet koha dhe je i detyruar të ndryshosh mendje, më lëviz pak mëngjesi, duke menduar për veshjen e re dhe aksesorët. Është pjesë shumë e rëndësishme dhe një pikënisje e ndritshme brenda vetes. Kur ti ndihesh mirë me veten tënde, kur ti ndihesh mirë me atë që ke veshur dhe pa diskutim që je mbushur kaq pozitive, bëhesh pasqyrë edhe për të tjerët”. Ajo është muzë krijuese edhe për bashkëshortin e saj, kompozitorin e njohur Adrian Hila. Regjisorja thotë se “mëngjeseve kur ndajmë kafenë e parë bashkë, veshja, kombinimi, aksesori dhe buzëqeshja janë pjesë e një ndjesie të bukur.

Botuar në revistën Psikologjia, nr.87

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top