Marrëdhënie

September 22, 2016 | 7:43

Dëshmi/ Klevis Bega: Martesa e hapur …pseudo martesë!

I njohur për bindjet e qarta sidomos kur vihen në ballë argumentet, prania në biseda të ndryshme ka bërë të sjellë një opinion “të zjarrtë” në sytë e protagonistëve të tjerë. Jo si një kundërshtar i thekur, por si vizionar i realiteteve të prekshme, këtë herë për revistën “Psikologjia”, ai e ka një këndvështrim mbështetës mbi atë që e quan “pseudo martesë”. 1

Martesa e hapur”mendoj që është fenomen për njerëz shumë inteligjentë dhe perversë në të njëjtën kohë edhe për njerëz tejet injorantë. Jam kundër kësaj pseudo martese!

E vërtetë apo jo, mediat e shkruara e kanë bërë fakt se “martesë të hapur” ka edhe në Shqipëri. Gjithsesi, një fenomen i tillë, i rrallë duhet thënë, është hasur te ne jo më larg se në një fshat të Tiranës, ku një banor gëzonte dy gratë e tij në një çati pa kurrfarë problemi nga asnjëra prej palëve të përfshira. Por sa e pranueshme është martesa e hapur, kur ajo në vetvete nënkupton liri seksuale për secilin nga partnerët, edhe pse zyrtarisht me kurorë?

Botuar në revistën Psikologjia, nr.87

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top