Mirëqenie

July 30, 2016 | 10:00

Dëshmi/ Mevlan Shanaj: Buzëqeshja mundësi triumfi

Qeshja apo buzëqeshja janë emocioni më i thjeshtë për t’u përsëritur. Emocionet pozitive, sipas shumë studimeve psikanalitike, arrijnë të aktivizojnë rrjetin e neuroneve në tru, të cilat drejtpërdrejt ndikojnë në mirëqenin psikofizike. Për artistin e mirënjohur Mevlan Shanaj, ky perceptim është po kaq i vlefshëm në profesionin e tij. Çdo situatë, ngarkesë apo nevojë për krijimtari të lirë, falë buzëqeshjes mund t’ia dalë mbanë më së miri. “Nuk e di, por buzëqeshja zakonisht është përcjellëse e së mirës që vjen vetiu dhe në raste të veçanta inkurajuese dhe ndonjëherë shqetësuese, – vlerëson ai. – Por ka edhe raste ironie apo shtirje. Kuptohet, të gjitha të njohura në jetë dhe të lashta, aq sa edhe të reja. Nuk duhet harruar se një buzëqeshje sa të jep kurajë për të nxitur, të jep edhe shpresë, të shton ëndrrat, pse jo të bën të mendohesh dhe mbi të gjitha ta fiksosh për mundësi triumfi në rastet e dashurisë. Shkurt, buzëqeshja është më delikate se e qeshura dhe kuptohet, si çdo gjë delikate, ka vlerën më të paharrueshme, kur ndodh në rastet që na ndryshon edhe jetën”.

Botuar në revistën Psikologjia, nr.73

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top