Në fokus

October 25, 2017 | 10:02

Dëshmi/ Mprehtësia ime, e vlefshme në sukseset e arritura

Biografia e saj na bën të ndihemi krenarë. Një shqiptare që falë inteligjencës, ka rezultuar të jetë e suksesshme në shumë dimensione. Ermira Babamusta, i ka kaluar caqet e vështirësive, falë ADN-së, ambientit dhe përvojës, duke na rrëfyer se “uria” për të arritur aty ku është sot, e ka bërë atë një personalitet të njohur në mbarë botën, njëherësh një ambasadore dijesh për vendlindjen e saj, Shqipërinë. Ky është një rrëfim i ndjerë personal i saj, pa harruar në asnjë çast prej nga vjen dhe për investimin e saj pa kushte dhe vullnetar për të përçuar shqipen dhe të rejat që vijnë nga ajo mes shoqërive që ka krijuar.

Dr. Ermira Babamusta është eksperte e punëve të jashtme, humanitare, autore. Ka fituar disa çmime kombëtare në matematikë, spanjisht, etj. Ajo ka shërbyer në administratën e Presidentit Barack Obama si drejtore për zgjedhjet presidenciale të fushatës elektorale 2008 dhe 2012. Ermira Babamusta është shpallur “Gruaja Ndërkombëtare e Kurajës” nga Instituti i Paqes Kessel dhe “Gruaja Humanitare Ndërkombëtare” nga Kongresi Amerikan.

Dr. Ermira Babamusta është eksperte e punëve të jashtme, humanitare, autore. Ka fituar disa çmime kombëtare në matematikë, spanjisht, etj. Ajo ka shërbyer në administratën e Presidentit Barack Obama si drejtore për zgjedhjet presidenciale të fushatës elektorale 2008 dhe 2012. Ermira Babamusta është shpallur “Gruaja Ndërkombëtare e Kurajës” nga Instituti i Paqes Kessel dhe “Gruaja Humanitare Ndërkombëtare” nga Kongresi Amerikan.

 

Nga Orjona TRESA

Përvoja është ajo që përforcon idetë tona kundrejt ndërtimit të personalitetit që përfaqësojmë. Cilët kanë qenë ata që ju kanë ndihmuar në atë që ju jeni sot?

Mendoj se njeriu është ai që është sot apo krijon identitetin e tij në bazë të tri kritereve: të jesh i lindur i tillë, ambienti dhe përvoja. Së pari, secili nga ne është i shtyrë nga dëshirat dhe ëndrrat për të realizuar në jetë, pra, përbërja e karakterit dikton prirjet dhe ambiciet. Personaliteti i individit manifestohet në faktor të karakteristikave të tij, që e bëjnë atë që është si individ, si perceptimi që ka për jetën, mendimet, ndjenjat, motivacionet, etj. Në aspektin biologjik, unë gjithmonë kam pasur motivacion, vetëdisiplinë dhe vetëbesim. Gjithmonë më ka shtyrë nevoja për të ecur përpara, të përmirësoj veten duke analizuar përvojat me kalimin e kohës dhe të kem njëfarë drejtimi në jetë. Çfarëdo qëllimi i vë vetes dua ta arrij. Përsa i përket marrjes së vendimeve, anoj në anën pozitive. Nëse unë e provoj një mundësi dhe bëj të pamundurën nga ana ime, të tjerat i mbeten fatit dhe Zotit. Nuk zmbrapsem nga frika se nuk mund të arrij diçka, apo të mos e provoj se ndoshta nuk e arrij. Nisem duke e imagjinuar veten në rezultatin që dëshiroj të kem. Domethënë, paramendoj suksesin apo plotësimin e asaj që dua të arrij së pari, dhe kjo më motivon si në mendimet ashtu edhe në veprimet që vijojnë më pas për të realizuar atë që dëshiroj. Së dyti, edukimi nga prindërit dhe ambienti i japin drejtim rrugës që personi zgjedh, ku personaliteti zhvillohet dhe krijohet baza morale e personit. Fëmijëria, edukata nga prindërit dhe ambienti social më kanë ndihmuar që ta njoh botën dhe të mësoj se si ajo funksionon. Këto influenca kanë ndikuar në krijimin e intelektit tim, psikologjisë dhe dinjitetit personal. Prindërit më kanë rritur me dashuri dhe me idenë që jemi NJË si familje, pavarësisht vështirësive që sjell jeta, gjithmonë ju duam si prindër, ju duam të mirën dhe jemi së bashku. Të dy prindërit janë mësues, kështu që më kanë rritur me disiplinë që kur isha e vogël. Kultura dhe traditat e mrekullueshme shqiptare më kanë rritur me frymën e paqes, dashurisë dhe mikpritjes. Ndërsa nga kultura amerikane kam mësuar vlerat e pavarësisë, tolerancës, barazisë dhe drejtësisë. Ky mentalitet, përkrahje dhe dashuri ka përforcuar besimin në vetvete dhe më shtyn të arrij qëllimet që synoj. Dhe së treti, nëpërmjet përvojës identiteti  zhvillohet dhe krijon qëndrueshmërinë e personalitetit. Zgjedhja e profesionit, drejtimi që i jep jetës njeriu, krijimi i familjes, zgjidhja e problemeve përbëjnë pjekurinë dhe logjikën e njeriut. Gjatë përvojës në Kongresin Amerikan, Senatori Tom Harkin më ka shërbyer si mentor. Gjatë punës në zyrën e tij, ai më ka këshilluar nga afër dhe më ka njohur me politikën dhe diplomacinë amerikane. Kam mësuar nga urtësia dhe mençuria e tij, vlera që unë i aplikoj në vete si cilësi thelbësore të një lideri. Në momente kulmuese të jetës, njeriu tregon gjeninë ose paaftësinë e tij. Besoj se mprehtësia ime, në pika kryesore të jetës dhe punës, ka qenë e vlefshme në sukseset që kam arritur.

Fotografia e Ermira Babamusta

Sa ju ka ndihmuar intuita të gjeni rrugët e duhura në profesion dhe jo vetëm?

Inteligjenca intuitive cakton se si instinkti i njeriut mund të rezultojë në një jetë të suksesshme të tij. Sa i aftë është personi që të marrë vendime të logjikshme, duke u nisur nga parandjenjat apo parashikimet e një situate? Si përputhet kjo dukuri irracionale me realitetin aktual? Intuita e brendshme më ka ndihmuar të parashikoj, të veproj shpejt, të mënjanoj ndonjë problem ose të përfitoj nga një situatë. Falë intuitës kam arritur të kem rezultate të mira në profesion, si edhe në njohjen e njerëzve. Gjatë punës në Kombet e Bashkuara në Manhattan, shërbeva në departamentin e operacioneve paqeruajtëse. Në këtë detyrë udhëhoqa 10 menaxherë të lartë në projektin që kisha në mbikëqyrje. Gjatë kryerjes së detyrës duhet të përdorja “intuitën” time në mënyrë që puna midis reparteve të ndryshme të ishte sa më transparente dhe efektive.

Si e keni “ushqyer” këtë forcë të brendshme?

Kur njeriu përdor logjikën, aq më shumë mund të zbulojë diçka nëpërmjet intuitës. Pra, intuita nuk është vetëm e lindur, por edhe e ushqyer, duke përdorur trurin më shumë. Aftësia për të hyrë në brendësi të kuptimit të një situate më ka ndihmuar që të marr vendimet e duhura në momente të caktuara. Në disa momente të jetës jam spontane, sepse dua të provoj dhe testoj veten në rrethana të ndryshme. Në momente të rëndësishme preferoj të parashikoj, vlerësoj dhe të marr vendime kuptimplote.

Cilat janë ato suksese që i keni arritur falë intuitës?

Besoj se intuita është pjesë e pandarë e inteligjencës së njeriut, duke i Me kongresmenin Mark Kennedy Fushata presidenciale në Virxhinia Me senatorin Harry Reid Gjatë fushatës presidenciale të Obama-s në Filadelfia, 2012 Me presidentin Nishani dhe Zonjën e Parë shërbyer asaj, jo vetëm në lidhje me suksesin në profesion apo shkollë, por edhe shkathtësia që ka individi për të vepruar racionalisht. Në këtë koncept, intuita përbëhet nga aftësi të inteligjencës, si: përshtatja me rrethanat përkatëse, shpejtësia perceptimi, arsyetimi deduktiv dhe induktiv, zgjidhja e problemeve, arsyetimi, etj, (Louis Thurstone, 1959). Falë intuitës kam arritur sukses në shkollë dhe punë. U pranova te programi i Harvardit për studimet në Inteligjencë dhe Mbrojtje Kombëtare si dhe në programin e doktoraturës në Shkenca Politike në W. Virxhinia. Kam kryer Masterin në Shkenca Politike në New York, në Long Island University si dhe programin e avancuar të nivelit ‘graduate’ në Diplomaci të OKB-së. Në Janar 2017 Universiteti Long Island më dha çmimin si një nga 10 ish-studentët me arritje dhe sukses profesional “10 Under 10 Awards”. Kam kryer gjithashtu studimin tjetër master në Administrim Publik si dhe programin e jashtëm në Strasburg, Francë për Ligjin dhe Institucionet e BE-së, realizuar nëpërmjet universitetit ku po kryej doktoraturën. Këtu m’u dha mundësia të vizitoj Gjermaninë, Belgjikën, Luksemburgun, Holandën dhe të jetoj në Francë. Kam punuar në Kongresin Amerikan, në OKB, për Presidentin Obama në fushatat elektorale 2008 dhe 2012 si drejtuese. Jam vlerësuar nga Kongresi Amerikan në vitin 2013 dhe nga Shtëpia e Bardhë, nga Presidenti Obama me medalje ari në vitin 2014 për punën dhe arritjet profesionale dhe kontributin e dhënë në komunitet.

Fotografia e Ermira Babamusta

Keni kontribuar në rrethana të tjera për vendlindjen tuaj?

Forcimet e lidhjeve kulturorediplomatike shqiptaro-amerikane kanë qenë pjesë e angazhimit dhe identitetit tim në diasporë. Në 1998 në Miçigan kam marrë pjesë në programet e radios për të ngritur çështjen e të drejtave të shqiptarëve dhe luftën e Kosovës. Në 2006 hapa radion time “Radio Diaspora” në New York për të lidhur komunitetin artistik shqiptar me Amerikën. Më pas botova gazetën time “Prishtina Press”, e para gazetë në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë në 2008, dhe më pas revistën online NY Elite (www. nyelitemagazine.org) si mjet diplomatik-kulturor. Në 2012 themelova iniciativën time 2-vjeçare “Fondacioni i Aksionit për Paqe” “Peace Action Foundation”, gjatë shërbimit në programin vullnetar të Presidentit Obama për shërbim të kombit. Kryem veprimtari në Kosovë dhe Amerikë. Në 2016 u vlerësova me trofeun Albanian Ekselenca Shqiptare nga Presidenti Bujar Nishani dhe Albanian Excellence.

Çfarë është për ju Shqipëria sot?

Pata rastin të vizitoj vendlindjen me ftesë nga Ministria e Kulturës në 2012 me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. 100-vjetorin e kalova me komunitetin shqiptar në Nju Jork, në Tiranë, dhe më pas në Prishtinë, Mitrovicë dhe Shkup. Shqipëria është vendi i lindjes, vendi i prindërve të mi, është pjesë e identitetit tim, fëmijërisë, kulturës dhe traditave që përbëjnë “Ermirën” sot. Është vendi ku kam varret e gjyshërve dhe stërgjyshërve që luftuan për lirinë e vendit. Është vendi i inteligjencës dhe popullit më të dashur. Shqipëria është shembulli i tolerancës dhe mikpritjes në botë. Është vendi që po ndryshon dhe vendi i shumë vlerave që duhen ndryshuar dhe ruajtur.

Botuar në revistën Psikologjia, nr.116

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top