Në fokus

October 26, 2017 | 9:51

Dëshmi/ Rimi Beqiri: Suksesi? Të besosh te vetja!

Nga Orjona TRESA

Në angazhimet e tij, koha është e pamundur ta ndalë rendjen frenetike të përditshmërisë. Ajo është matësi i kilometrave në profesionin që ushtron, e sakaq, dëshmitarja e një pasioni dhe energjie të pashtershme që ka për artin e tij, aktrimin. Dashuria për skenën, filmin, recitimin, e bëjnë të jetë i gjithëfokusuar, me frymën e pandalshme për të arritur realizimet e mëdha në jetë, siç i quan ai. Ndaj dhe kjo bisedë, u mor pikërisht në ndalesat e ndërmjetme të xhirimeve ku Rimi Beqiri do të jetë protagonist në një film të ri.

Rimi Beqiri është një aktor shqiptar, i cili jeton dhe punon në Itali. Ai është i njohur për rolet e tij në filmat “Connection”, “Panopticon” dhe “Il ritorno di Elena”, por edhe të një sërë filmash të tjerë me regjisorë të njohur.

Rimi Beqiri është një aktor shqiptar, i cili jeton dhe punon në Itali. Ai është i njohur për rolet e tij në filmat “Connection”, “Panopticon” dhe “Il ritorno di Elena”, por edhe të një sërë filmash të tjerë me regjisorë të njohur.

Përvoja është ajo që përforcon idetë tona kundrejt ndërtimit të personalitetit që përfaqësojmë. Cilët kanë qenë ata që ju kanë ndihmuar në atë që ju jeni sot?

Më ka ndihmuar pasioni dhe vullneti që kam pasur për të shkuar drejt ëndrrës sime, dëshirës që unë sot po mundohem ta realizoj atë ëndërr, domethënë, të aktroj nëpër filma. Por nuk është e vetmja gjë që më bën të ndihem krenar. Dashuria kundrejt familjes më ka ndihmuar gjithashtu, si dhe karakteri im i fortë, i cili nuk më ka braktisur të humbas rrugën e drejtë. Mendoj që me pasion dhe vullnet mund të shkohet shumë larg.

Fotografia e Rimi Beqiri

Sa ju ka ndihmuar intuita të gjeni rrugët e duhura në profesion dhe jo vetëm?

Intuita besoj se është një instrument shumë i rëndësishëm për të gjithë ne, por jo të gjithë dimë ta shfrytëzojmë dhe ta kuptojmë intuitën e duhur, sepse nuk është aspak e lehtë. Në rastin tim, po. Më ka ndihmuar, por mendoj që menjëherë pas intuitës më ka ndihmuar pasioni dhe vullneti për të dëshiruar atë çka unë doja të realizoja.

Si e keni “ushqyer” këtë forcë ?

E kam ushqyer me ndihmën dhe me besimin te vetvetja dhe me besimin që nesër do vijë një ditë akoma më bukur. Kuptoj, nuk është aspak e lehtë, por unë mendoj pozitivisht në jetë, edhe pse jeta shpeshherë na krijon shtigje lufte, surpriza të reja dhe të papritura.

Prej sa vitesh merreni me aktrim, televizion etj?

Kam filluar kur u zhvendosa te xhaxhai im në Firence (Itali). Në fillim mësova një zanat dhe fillova të punoj. Pastaj në 2004 u regjistrova te “Scuola Nazionale Cinema Indipendente” dhe aty fillova të studioj aktrim. Në të njëjtën kohë fillova të marr pjesë dhe në disa role në filma me metrazh të shkurtër e të gjatë, të prodhuar nga e njëjta shkollë. Më pas në 2005 fillova të frekuentoj një kurs tjetër, këtë herë teatri, tek “Teatro Tedavi 98” po në Firence, ku kam marr pjesë në disa shfaqje të ndryshme nëpër Toskanë. Në vitin 2008 u transferova në Romë, ku jetoj edhe sot, dhe fillova të studioj në “Accademia Internazionale di Teatro” ku më pas u diplomova si aktor dhe asistent regjisor. Këtu në Romë më pas fillova të recitoj në disa role të vogla në seritë televizive të famshme si “I Cesaroni 3” (2009), “Il Commissario Rex 7” (2013), “Un passo dal cielo 3” (2015). Kam marr pjesë gjithashtu dhe jam aktiv në shumë produksione të filmave si: “Dov’è Sisifo” (2005), “The darkest Night” (2009), “Reality News” (2014), të gjithë me regji të Salvatore Vitiello. Po në produksione të pavarura jam protagonist dhe në filmin aksion, horror “Connections: segment HOBO” (2013) me regji të Daniele Misischia, dhe më pas bashkëprotagonist në dramën historike mbi jetën e poetes Vittoria Colonna “Festina lente” (2016) me regji të Lucilla Colonna. Filmi ka marrë vlerësime të ndryshme në disa festivale ndërkombëtare. Kam marrë pjesë gjithashtu dhe në filmin dramatik po të pavarur “The Plastic Cardboard Sonata” (2015) me regji të Enrico Falcone dhe Piero Persello, i cili dhe ky film ka marrë pjesë në shumë festivale ndërkombëtare. Pastaj kam punuar dhe në Kosovë, afër aktorit të mirënjohur Halil Budakova dhe Çun Lajçi, në filmin horror/sci-fi/dramë “Virus: Extreme Contamination” (2016) me regji të Domiziano Cristopharo. Dhe pastaj akoma si protagonist dhe në filmin “Altin in Città” (2017) me regji të Fabio del Greco, dhe bashkëprotagonist në “Insidiae Nemories” (2017) me regji të Salvatore Vitiello.

Cilat janë pritshmëritë tuaja dhe a keni vendosur kontakte për t ë realizuar bashkë prodhime shqiptare? Keni pasur ftesa?

Kam shumë dëshirë të punoj edhe në Shqipëri. Kam pasur dhe një ftesë disa vite më parë, por nuk shkoi si përfundim, sepse lindën probleme të tjera. Por mendoj që do të vijë patjetër koha të punoj në vendlindjen time.

Cilat janë ato suksese që i keni arritur falë intuitës?

Suksesi më i madh falë intuitës është besimi që kam te vetvetja.

Ku do t’ju shohim së fundi si protagonist ?

Kam disa projekte të reja për fiksion, por dhe në kinema.

 

Botuar në revistën Psikologjia, nr.116

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top