Lifestyle

July 15, 2016 | 8:51

Dëshmi/ Roza Lati: Vera, mundësi e artë për të reklamuar trupin!

Për shkak të pranisë së shpeshtë në ekran si drejtuese e emisionit rinor ‘Fun Page’ në UfoTv, vajza e humoristes Rita Lati, Roza, e ka kusht të domosdoshëm kurimin e pamjes së jashtme. Gjithnjë në formë, sidomos gjatë stinës së nxehtë të verës, për të nuk është vetëm nevojë për të ekspozuar trupin me veshje interesante që i zbulojnë mishin e bardhë, por edhe grimi i përzgjedhur, takat e larta dhe frizura e modeluar siç duhet, i ngrejnë humorin Rozës dhe e bëjnë të ndihet në harmoni të plotë me çdo gjë që e rrethon. “Dihet padurimi i të gjithëve për ardhjen e ditëve të nxehta. Kjo ka lidhje edhe me humorin, sjelljen femërore, sidomos kur faktorë të tillë si dielli, deti dhe miqtë e mirë janë prezentë. Të paktën mua kjo ndjesi më shijon shumë, për mos thënë për nxirjen e trupit, rrobat e lehta, që më bëjnë të ndihem më tepër sensuale”, cilëson Lati. I pëlqen gjithmonë të merret me veten për shkak edhe të punës që ka zgjedhur, por gjatë verës ka arsye të forta për t’u marrë më tepër me veten dhe për të kuptuar se ç’ndjesi shkakton pamja e saj te seksi i kundërt. Po ashtu edhe Rozës i pëlqen që meshkujt të kenë look-un e duhur, të kuruar, për të shijuar edhe ndonjë flirt ose tërheqje të rastit. “Sigurisht, që të shohësh një mashkull i cili kujdeset për veten, është për t’u admiruar. Vlerësoj shumë pamjen e dikujt, por jo të jetë i fiksuar. Preferoj natyralitetin te një mashkull. Stina e verës i nxit edhe më shumë kontaktet verbale apo fizike, ndaj edhe interesimit të meshkujve, nuk i shpëtoj dot. Kjo është një arsye më shumë për ta dëshiruar këtë stinë të bukur.”

Botuar në revistën Psikologji, nr.74

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top