Përtej imazhit publik të një këngëtareje të suksesshme, që po i ngjit siç duhet shkallët e karrierës, investimi i saj është po aq serioz sa i takon dhe të pasurit të linjave perfekte. E në fakt, teksa e sheh në daljet publike në skenë apo ambiente të tjera, 23-vjeçarja Samanta Karavella vlerësohet dhe për trupin seksi, që bukur i bashkëngjitet interpretimeve të saj në dimension të arrirë. E lumtur që ka një fizik të tillë, ama dhe një kërkuese në perfeksion të figurës që i shkon për shtat një artisteje të pëlqyer. Falë energjisë që ia kërkon skena, ajo ka gjetur rrugën e duhur. Larg yndyrave dhe pro ushqimeve të shëndetshme. Këtu e ka fjalën për frutat, perimet dhe bulmetin. Sepse sipas këngëtares, kjo recetë është një guidë e mirë jo vetëm në ruajtjen e formave por edhe të mirëqenies psikofizike. Natyrisht që dhe mosha ia favorizon këtë, ndërsa për publikun pohon se: “I bindem një liste ushqimesh të shëndetshme, të cilat funksionojnë njëherazi jo vetëm në aspektin energjik, atij aktiv, por edhe në formën e emocionale, pa rënduar as stomakun dhe as mendjen”. Dhe këtu ka të drejtë, pasi edhe në studimet e shumta nga psikologët, të ushqyerit mirë është një nga aspektet e rëndësishme të jetës së individit kur bëhet fjalë për motivim në pritshmëritë që ai ka. Dhe Samantës i ka shërbyer. “Shfrytëzoj stinën me larminë e frutave që ato kanë pasi në periudhës që ato piqen e kanë më të përqendruar vlerën që bartin. Natyrisht që nuk lë pas nevojën për ta marrë kalciumin të vërtetë i cili gjendet te qumështi, djathi si dhe shtesat e tjera në bimët e gjelbra”. Ndoshta mund të duket e hollë, pasi është vetëm 49 kg. Po ku ka më mirë?! Paralelizuar me peshoren klinike të masës trupore, ajo ka gjetur idealen. Dhe ideales, përveç përzgjedhjes ushqimore i ka hequr vaktin e mbrëmjes. “Sepse kështu i bën mirë organizmit, duke mos e rënduar atë gjatë gjumit e duke fjetur qetë”. Sa i takon palestrës edhe Samanta është ndjekëse e fizkulturës dhe ushtrimeve që lejojnë pasjen e një trupi të bukur, por në rastet e koncerteve, këto të fundit dashur pa dashur shndërrohen në ushtrimet e vërteta. Si të thuash, një lloj stërvitjeje në skenë përmes interpretimeve dinamike.
- Samanta Karavella këngëtare. Karriera e saj nisi kur ishte 13 vjeçe në një nga audicionet më të famshme të talenteve të reja “Ethet e së premtes mbrëma”. Mandej mori pjesë rregullisht në Festivalin e RTSH, “Kënga Magjike”, “Top Fest”, “Mikrofoni i artë”, “Këngët e shekullit”, etj.
Botuar në revistën Psikologjia, viti 2010.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.