Shquhet për botëkuptim të hapur dhe e drejtpërdrejtë se si shprehet apo si i sheh gjërat. Kjo ka ndikuar edhe në simpatinë që tregu muzikor ka dhe jo vetëm për të. Kosovarja shtatlartë gjithashtu e ka përzemër Shqipërinë, aq sa ka marrë edhe nënshtetësinë shqiptare. Transparente në opinionin e saj për “martesën e hapur”, Shota Baraliu nuk heziton ta quajë një fenomen të prekshëm, por njëkohësisht të dhimbshëm duke përmbysur raportin njerëzor sa i takon familjes normale.
“Nuk besoj që do të jetë dakord asnjë femër për kësi lloj martesash. Ky fenomen ka ekzistuar edhe në Kosovë para shumë viteve dhe vazhdon të jetë ende. Por, sigurisht për arsye të ndryshme, disa nga mos pasja e një fëmije me gruan e parë dhe kërkojnë të dytën që të ketë trashëgimtarë, ose ka femra që lindin vetëm vajza dhe nuk kanë djalë. Gruaja e parë ka raste kur e ka marrë vetë iniciativën që ta martojë burrin dhe ai person i mban të dyja gratë. Ka raste ku me vetëdëshirë i marrin nga dy. Unë nuk besoj se do të kisha pranuar një martesë të dytë. Dua që burrin ta kem vetëm për vete, jo ta ndaj me dikë tjetër. Po qe se do të më ndodhë një gjë e tillë, do ikja nga shtëpia e bashkëshortit direkt. Prandaj çdo femër duhet të shkollohet, të ketë profesionin e të jetë e pavarur në këtë drejtim, për të mos qenë rob i dikujt tjetër”.
Botuar në revistën Psikologjia, nr.87
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.