Këshilla & Arsye

March 8, 2016 | 12:16

Dëshmi tronditëse / “Unë kam vrarë!”

Janë dhjetë histori jete, dhjetë histori mëkati, dhjetë vrasje që mund të kishin ndodhur, që mund të ishin ndaluar. “Unë kam vrarë!” Me këtë pohim tronditës, gazetarja Eni Vasili ka titulluar librin e saj, botuar nga “UET Press” nën kolanën “scripta immanent”. Paraprirë nga një parathënie e shkruar nga Ismail Kadare është përmbledhja e dhjetë intervistave të realizuara me gra që kanë kryer krimin e vrasjes dhe po e vuajnë atë. Histori që nuk zbulojnë vetëm fatet e viktimave dhe autorëve të krimeve, por që na tregojnë se sa dhunë, injorancë, mbyllje, mungesë komunikimi, mentalitet arkaik fshihet në shoqërinë shqiptare, se sa të sëmura mund të jenë ato familje të ashtuquajtura “të forta” apo “parimore”. Rrëfimet janë ndërtuar në formën e intervistave, jo pa qëllim…

Në faqet e këtij libri mund të lexosh historitë e: Dallëndyshe Kasajt, Xhemile Skukës, Oriola Lleshit, Hatixhe Ahmetit, Adriana Kolamit, Fatbardha Gjonit, Lule Doçit dhe më të bujshmet, Nazime Visha, që bëri bashkë Kadarenë, Agollin e intelektualë të tjerë, nën një kërkesë për faljen e saj.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top