Në fokus

November 2, 2016 | 8:55

Dëshmi/ Zgjodha “Luarasin” për stafin, programin e përkushtimin arsimor

Gjergj Majko Student

Gjergj Majko
Student

“Që në fëmijërinë time kam dashur të bëhem jurist. Kjo për shkak të traditës sime familjare, duke filluar që nga stërgjyshi im. Duke pasur fatin të studioja në shkolla ku mësimdhënia ishte prioritet, kjo më bëri që kapërcimi i adoleshencës dhe shkëputja nga gjimnazi të ishte i natyrshëm. Kjo më bëri të kem më shumë besim te vetja”.

Këtij rrugëtimi me pjekuri dhe që i gëzohet dijeve ku ka zgjedhur t’i përftojë, studenti Majko ia beson sot vazhdimësisë në universitetin ‘Luarasi’, nxitësit sipas tij për t’u bërë profesionist i së ardhmes.

“Zgjodha ‘Luarasin’ duke parë stafin mësimor, programin dhe përkushtimin në vite për studentët. Pedagogët na ndihmojnë të nxjerrim cilësitë më të mira, jo veç për të qenë studentë të mirë, por për t’u bërë profesionistë të së ardhmes. Na nxisin me anë të projekteve, na ndihmojnë në zgjedhjet tona dhe na vlerësojnë për çdo mundim dhe çdo përpjekje tonën”.

Gjergj Majko është student i vitit të parë Bachelor në degën e juridikut. Pritshmëritë e tij i lidh në rrugë të sigurt me ‘Luarasin’.

“Të mos harrojmë një fakt, po filloj të hedh hapat e parë në jetën time dhe kjo më bën të jem sa më racional në zgjedhje, në atë që dua, dhe ketë e gjeta pranë profesorëve të këtij fakulteti. Universiteti ‘Luarasi’ me të gjithë stafin akademik të tij na kanë ofruar ndihmë ne studentëve. Unë si student jam ndihmuar nga profesorë nga të gjitha vitet dhe degët kur kam pasur pyetje ose një shqetësim për një temë të caktuar. Universiteti ofron bursa për studentët me mesataren më të lartë (bursa e ekselencës), tutorim jashtë klase, mundësi për diskutim. Mirënjohjes i jam të gjithë stafit akademik, se përveçse bëjnë detyrën e tyre si pedagogë, ata bëhen miqtë tanë. Po marr shembullin e pedagoges të së drejtës publike, të profesorëve të penales, të profesoreshës së anglishtes etj., të cilët janë përpjekur dhe vazhdojnë të përpiqen që ne të japim maksimumin tonë”.

Konkretizim real i kësaj mbështetjeje janë shumë, pohon Gjergji, “duke filluar nga mbështetjet për zgjedhjet tona, duke na ofruar mundësi për të bërë Summer School në fakultetet më me emër në Evropë, Erasmus+ (Exhange), Work and Travel në Amerikë. Kemi Zyrën e Këshillimit të Karrierës, e cila gjatë gjithë vitit akademik organizon për studentët tryeza të rrumbullakëta, leksione të hapura me tematika të ndryshme, trajnime profesionale, workshop-e aktivizuese dhe analitike, konkurse të ndryshme për të nxitur kreativitetin dhe ndjenjën e konkurrencës, mundëson praktika mësimore dhe internship-e në entet publike dhe private sipas fushave të interesave të studentëve, pjesëmarrje në panaire të punës, si dhe mjaft evenimente të tjera shkollore dhe jashtëshkollore në dobi të studentëve”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top