Dëshmi

May 28, 2019 | 12:27

Dëshmia e Ilarias: “Të braktisësh ferrin e vetme, kërkon vetëm kurajë”

Të dish se nuk i je e vetmja që ke përjetuar një përvojë të ngjashme, është një lloj çlirimi, një ndriçim nga barra e mendimit se je ndër lolot e vetme që je lutur për thërrimet e dashurisë nga dikush. Nëse mund t’ju ndihmoj, dua të them se kjo gjendje ka shërim… edhe pas vite e vitesh, (pothuajse 6 në rastin tim) në të cilën u përfshiva në një marrëdhënie unike, aq absurde ende sot – dhe që kanë kaluar tre vjet që nga fundi – mezi besoj që isha pjesë e saj.

2

Ende sot provoj ndjenja turpi për gjithçka që kam bërë, kam dhënë dhe kurrë nuk kam marrë. Ndjej akoma faj për sjelljen time si një grua e çmendur dhe jo ai. Ajo që mund t’ju them, është se do të duhet kohë dhe përpjekje. Luftë për t’u kthyer ashtu siç kam qenë më parë. Përpjekja për të mos qenë më hija e asaj që ishte. Kjo në fakt ishte ndjenja ime në fund të kësaj marrëdhënieje: isha bërë hija e asaj që isha. Pastaj, ngadalë, kjo hije u shpërbë; ajo pallto e rëndë që ndihesha, po bëhej më e lehtë.

Meqë i kam shkruar atij mesazhin e fundit në të cilin “e falënderoja” për rrënimin e jetës sime dhe për ta bërë atë, hije të asaj që isha, u ktheva të buzëqeshja vetëm dy vjet më vonë. Kur ai ndaloi së qeni i vetmi mendim i fiksuar dhe obsesiv në kokën time, u ktheva të haja pa u sëmurë, fillova të fle dhe të jetoj përsëri, edhe pse “njolla e zezë “, që e prishte disi balancën e jetës sime, ishte ende atje, nuk ikte.

U përpoqa vërtet të gjeja një njeri me ndjeshmëri. Për mua, burrat ishin si ai që më bëri për vete për disa minuta, për të më kërkuar; kjo ishte ajo për të cilën kam udhëtuar 500 kilometra në makinë vetëm, shumë herë pa më telefonuar, për të kuptuar nëse kisha mbërritur në shtëpi shëndoshë e mirë, ishte ajo që thoshte “të dua, por nëse nuk je atje, nuk më mungon”, ishte ajo që nuk donte që ne të mos shiheshim më, ishte ajo që më përqafonte me gjithë natën duke më pushtuar dhe duke më bërë të ndihesha njeriu më i lumtur në botë dhe pastaj zhdukej për disa javë, ishte ajo që nuk bëhej i gjallë edhe kur isha e shtruar në spital spital për një sëmundje. Siç shkruan Primo Levi, “Nëse ky është burri”… jo, nuk ishte burrë dhe pak rëndësi ka nëse duhet të përshtatemi me njerëz të tillë, jofunksionalë, qoftë mashkull apo femër.

Vetëm pas 6 vjetësh të kësaj jete kam arritur të vjell gjithë urrejtjen dhe dashurinë toksike që unë ndjeva për të, duke e thënë unë fjalën e fundit, (të cilën ai kurrë nuk do të ndalte të ushqyeri egon e tij të pamasë), të gjitha ndodhnin në një mënyrë traumatike dhe të dhunshme – sikur të mos mjaftonte dhuna tjetër që kisha vuajtur. E vetmja gjë për të cilën jam krenare në këtë kapitull të gjatë të jetës sime është të dal prej saj dhe të kujdesem vetëm.

1

Duke gëlltitur lotët, duke kaluar ditë pa ngrënë, duke marrë leje në punë për të mos më treguar me sy të paarsyeshëm të fryrë nga lotët, duke fjetur gjatë ditës, e mbushur me pilula gjumi dhe duke qëndruar zgjuar natën për pagjumësi, duke pritur kot për justifikime që nuk arritën, duke u shtirur në familje se çdo gjë ishte në rregull që të mos brengosja askënd, duke qarë e dëshpëruar me mikeshat e mia të dashura të dinin gjithçka.

Por ia dola e VETME, dhe më besoni se kjo është e jona, ndoshta unike, por forca e madhe, dhe kjo duhet të na bëjë të kuptojmë se nuk jemi vetëm të dobët e të paaftë të përballojmë përbindëshat. Po. Sepse për të dalë nga ky ferr, ju duhet të jeni njerëz, burra dhe gra me guxim të pashembullt.

 

Përgatiti Orjona TRESA / Burimi artedisalvarsi.wordpress.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top