Marrëdhënie

October 2, 2017 | 11:26

Dëshmia troditëse e nënës: “E urrej fëmijën tim, lutem që të vdesë në gjumë”

Një nënë e dëshpëruar ka kërkuar këshillë nga prindërit e tjerë pasi ka pranuar se ajo ‘urren’ fëmijën e saj të tretë – dhe madje shprehet se ka dëshirë që ai të vdesë në gjumë, shkruan Mirror.

1

Nëna, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, iu lut të tjerëve të mos e gjykojnë atë për mos pëlqimin ndaj djalit të saj trevjeçar, ndërkohë që shprehet se ndjen dashuri për të bijat, gjashtë dhe tetë vjeç.

Duke shpjeguar se si filloi e gjitha, ajo zbulon se djali i saj ishte rezultat i një shtatzanie të paplanifikuar. Ajo dhe bashkëshorti kishin vendosur që të mos bënin më fëmijë. Vetëm kur ishte 16 javëshe dhe ndjeu ndjeu lëvizjen e foshnjës kuptoi që ishte shtatzënë. Ndaj ishte tepër vonë për një abort.

“Ndihem tmerrësisht keq teksa them këtë, por lutesha të kisha probleme serioze gjatë shtatzënisë, meqë mundësia e abortit u përjashtua”, shkruan ajo.

Pas ardhjes në jetë të fëmijës ajo shprehet se u shtir, sikur u lumturua.

“Unë e urreva fëmijën tim për 18 muaj të parë të jetës së tij. Unë nuk dua të jem e pandjeshme ndaj kujtdo që ka pësuar një humbje në këtë mënyrë, por duhet të jem e sinqertë, bashkëshorti im dhe unë të dy kishin një periudhë ku mendonim se, në qoftë se ai do të kishte vdekur në gjumë , do të ishim  më të lehtësuar. Kam qarë, kam dashur më shumë se çdo gjë që kuptoja se isha shtatzënë më herët dhe mund të kisha abortuar. Ai më pas u bë një fëmijë i ‘vështirë’ dhe gjërat nuk janë përmirësuar për familjen.”

Nëna e pranon me lehtësi se ajo i do bijat e saj më shumë se djalin.

“Ndjehem sikur unë dua dhe kujdesem për vajzat e mia, sepse i dua vërtet ata dhe kujdesem për djalin tim, sepse është detyra ime ta bëj këtë”, shkruan ajo.

“Unë gjithmonë i kam dashur ata, nuk e kam dashur kurrë atë, supozoj se dashuria dhe ndjenjat e nënave do të vijnë pas lindjes, por nuk ndodhi …. ndoshta për shkak të vështirësive. Nëse një nga vajzat e mia më kërkon të lexoj një libër, unë me të vërtetë dëshiroj t’ju lexoj. Nëse më kërkon të lexoj një libër, them po, por ndihem sikur bëj një punë e përditshme. Kur ai dëshiron të flasë me mua, nuk më intereson, por dua që bijat e mia të flasin me mua. Kur vjen dhe më përqafon, nuk ndjej asgjë, por ndihem e lumtur dhe e dashur kur vajzat e bëjnë këtë gjë. Në thelb të gjithë donim që ai të mos vinte në jetë”, thotë ajo.

Gruaja ka folur me dy terapistë, por ende nuk e ka kapërcyer këtë gjendje.

“Ndjehem fajtore për këtë dhe nuk dua të ndjehem në këtë mënyrë, prandaj jam këtu. Nuk dua një leksion, dua një ndihmë që të provoj dhe të mos ndihem në këtë mënyrë. Unë nuk dua të ndjehem në këtë mënyrë, unë jam vetëm … nuk e di. E di që ai nuk kërkoi të vijë në këtë botë dhe ai meriton më të mirën, por nuk di si të ndjehem ndryshe”.

Prindërit e tjerë sugjeruan që ajo të gjejë një terapist tjetër, pasi trajtimi i saj deri më tani nuk ka funksionuar. Disa pranuan se ndjenin pikërisht të njëjtën gjë për fëmijët e tyre dhe paralajmëruan se ndjenjat e saj kurrë nuk do të ndryshonin.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top