“Sekreti i parë është ushqimi, pastaj pi shumë ujë, jam sistematike në përmbushje e orëve të gjumit si dhe përdor kremra cilësorë.
Ushqimi….
Shumë perime dhe fruta.
Dieta…..
Nuk mbaj, bëj kujdes…, ndonjëherë duhet shkelur.
Palestra …….
Dancing, jo palestër.
Pesha…..
Hahaaaaaaaa 53 e gjysmë.
Ndërhyrje kirurgjikale…
Për momentin asnjë falë Zotit, por ku i dihet.
Flokët- sipas modës apo besnike…….
Ndjek ngjyrën e kohës, duke menduar dhe për mirëmbajtjen e tij.
Grimi ……
Shkolla perëndimore.
Kremrat….
Sa më cilësore, për momentin “Shiseido”.
Parfumi…….
“Incanto”, “Salvatore Ferragamo”
Stili i veshjeve…
Sa më e rehatshme…, jo gjithmonë.
Pikë e presje sipas modës apo….
Duke qene se gardëroba ime është gjithmonë e re i bie qe te jem gjithmonë pikë e presje.
Stilistët
Rezarta Skifteri.
Firmato apo…
Do preferoja gjithmonë firmato por……….
Ngjyra e veshjeve tuaja…
Të gjitha ngjyrat.
Bukuria gjenetike…apo do mirëmbajtur…
Gjenetike qe do mirëmbajtur.
Sakrifica për hir të bukurisë……
Takat.
Shpenzimet të mëdha në shoping…
Për këpucë dhe çanta shpenzoj pafundësisht dhe nuk gjej kurrë të ngopur.
Këshilla për të qëndruar të bukura dhe elegante….
Eh sikur te ishte pune këshillash.
Botuar në revistën Psikologjia, korrik 2012
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.