Në fokus

March 9, 2016 | 10:44

Dëshmi/Kastriot Tusha: Veshja ma zbukuron jetën

Nëse sjellja e zbukuron njeriun, veshja e plotëson atë. Këtë e nënvizon mirë, duke pasur parasysh një jetë të mbushur me aktivitete e plot takime të rëndësishme. Tenori me famë, Kastriot Tusha, rrëfen se të qenit merakli në blerjet e veshjeve është ilaçi që ‘kuron’ pamjen e tij, për të qenë jo vetëm estetik. Megjithatë, në përshtatje të karakterit, tenori Tusha i mëshon arsyes se kjo sjellje varet edhe nga kultura e personit. “Për meshkujt është më e theksuar. Sjellja e zbukuron njeriun, por ka edhe faktorë të tjerë që e plotësojnë, siç është dhe veshja. Pa diskutim që veshjen e kam si hobi dhe pjesën që më zbukuron jetën. I përkushtoj vërtet kohë, sepse kushtet e mia më favorizojnë mjaft. Kështu ndodh kur bëjmë pazar jashtë shtetit, kur jemi me koncerte në Itali, në Milano etj. Është kënaqësi të blerit, një lloj terapie që më çliron dhe krijon ndjesi pozitive. Shumicës së meshkujve ua zgjedhin gratë, ndërsa unë jam krejt e kundërta, i blej vetë. Kohët e fundit kam lexuar një libër, ‘Gentelmen’ të Ludvik Knick, i cili konsiston në mënyrën e të veshurit që nga stilet popullore, ngjyrat, moshën, karakteret dhe profesionet. Oraret dhe periudhat si duhet veshur, dhe ky është njëfarë orientimi i mirë”. Vitin tjetër tenori mbush 50 vjeç, ndaj dhe siç e thekson edhe vetë, përpos kënaqësive që të fal blerja dhe të veshurit, kënaqësitë sipas tij duhen ndjekur paralel. “Në fakt, stili im i veshjeve është xhins, tejet estetik, me copa të derdhura. Duke pasur trup sportiv, kam gjetur qetësi dhe komoditet në këtë lloj stili”.

Në dollapin tuaj ka…

Nga natyra ime, jam goxha klasik. Vetë pozicioni i punës më bën që të kem këtë stil. Megjithatë, gjatë gjithë vitit jam klasik. Në dollapin tim ka: kostume, xhaketa, pantallona, kravata.

Racional apo…

Jam racional. Nuk blej çdo gjë që më sheh syri. Ruaj sezonet e caktuara. Preferoj të blej diçka sipas shijeve të mia. Rastet e shpenzimeve Edhe kjo ndodh, sepse çdo dalje jona në skenë do një investim, dhe kjo është një pikë delikate. Mirëpo, me aktivitete e punë jam munduar ta mbuloj pjesën e shpenzimeve, vetëm që të mos dal dy herë njësoj në skenë.

Blerja e fundit…

Në fund të gushtit u ktheva nga pushimet në Kanë (për disa të tjera në Shqipëri) me familjen. Atje mora një kostum të Jil Sander ngjyrë blu, me prerje të re. Mjaft elegant, ndërsa kravatat i zgjodha “Valentino”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top