Marrëdhënie

February 15, 2016 | 8:21

Dëshmi/Violeta Gjoka:Raporti me ish-in… për hir të fëmijës!

Nga: Orjona Tresa

Violeta Gjoka, gazetare e njohur. I përket brezit të parë të televizionit publik shqiptar. Aktualisht punon në Planet TV. Është nëna e një prej vajzave të njohura të ekranit pas ’90, violinistes, Enxhi Nini.

Violeta Gjoka, gazetare e njohur. I përket brezit të parë të televizionit publik shqiptar. Aktualisht punon në Planet TV. Është nëna e një prej vajzave të njohura të ekranit pas ’90, violinistes, Enxhi Nini.

Për hir të fëmijës duhen ruajtur raporte civile midis prindërve që ai ta vuajë sa më pak ndarjen e tyre. Të vuajë më pak mungesën e njërit prej tyre në shtëpi. Në këto raste fëmijës i duhet dhënë më shumë dashuri dhe përkujdesje.

Një lidhje e jetuar shpejt, me ngarkesën e plotë të një romance dashurie. Një histori emotive që solli krijesën e përbashkët, të seksit femër. Pastaj… busulla ndërroi drejtim… Ndoshta fati, situatat, marrëdhënia, …ndoshta deri aty kish mundur të ecë me këmbët e vërteta një martesë serioze?! Por…??? Po përse duhet të ketë një por…? Lidhja mbaroi dhe ajo që zgjidh përse-në, nuk ka të bëjë fare me rrjedhimin e përjetimeve të çast pas çasti. Kjo mund të ketë qenë deri diku dilema e mjaft çifteve që kanë shkurorëzuar lidhjen e tyre bashkëshortore. Ndërsa tjetërkush rriskohet nga kjo situatë. Fëmija, i cili, ndoshta mund të mos të të mbaj fort pas atyre kujtimeve, por që as mund t’i harrosh lehtë për hir të mirërritjes së këtij produkti dypalësh. E bashkë me menaxhimin e kohës apo organizimin fizik, është nëna ajo që ligjërisht merr postin e rëndësishëm në edukimin dhe formimin e fëmijës. Nisur nga histori e saj, gazetarja Violeta Gjoka, rrëfen anët pozitive të një përvoje të shkuar. Në opinionin personal, nuk ka vend për egoizma apo probleme afektive sa i takon njërës apo tjetrës palë. Andaj, kjo e risjell në vëmendje harmoninë e krijuar për hir të fëmijës.

 

Pse duhet të mbajmë marrëdhënie me ish-bashkëshortin

Në Shqipëri, dy bashkëshortë të shkurorëzuar rrallëherë mbajnë raporte të mira për hir të fëmijës, se herë njëri, herë tjetri do të krijojë probleme për shkak të mosbesimit që kanë mes tyre. Ose thjesht, për shkak të egoizmit ose mungesës së tolerancës. Zakonisht, nënat janë më të frikësuara kur janë të divorcuara e ju duket sikur bashkë me martesën do të humbasin dhe fëmijën. Kanë frikë se mos ish-bashkëshorti mund t’ua marrë. Kjo vjen ngase ligji gjithnjë fëmijën ia lë nënës. Shpesh të dy prindërit bëjnë dhe gabimin e madh duke ndikuar tek fëmija për keq, duke tentuar të mos ia japë babait ose në rast të kundërt nënës apo duke i folur keq për njërin nga prindërit. Në Shqipëri për vetë mentalitetin është shumë e vështirë të mbash lidhje të mira me bashkëshortët dhe shpesh është e vështirë që ata ta kuptojnë këtë gjë. Gjithnjë pas ndarjes ka probleme midis bashkëshortëve dhe fëmija është njëri prej tyre dhe më i madhi preokupim që duhet të jetë. Por shpesh ai del në plan të dytë nga egoizmi i prindërve. Nuk mendohet pothuajse fare për të dhe e kthejnë fëmijën si një top që e hedhin sa andej-këndej. Psikologjikisht në këto raste fëmija e ndjen shumë. Bëhet i trishtuar, i mbyllur. Jeton me frikë si nga nëna dhe nga babai.

Unë mendoj se për hir të fëmijës duhen ruajtur raporte civile midis prindërve që ai ta vuajë sa më pak ndarjen e tyre. Të vuajë më pak mungesën e njërit prej tyre në shtëpi. Në këto raste fëmijës i duhet dhënë më shumë dashuri dhe përkujdesje.

 Sipas jush, sa i vlen fëmijës një gjë e tillë?

Raportet e qytetëruara midis prindërve i vlejnë shumë fëmijës sepse përtej trishtim që ka brenda, kjo gjë i jep atij një lloj sigurie që nuk do të jetë i detyruar të mbajë njërën apo tjetrën anë, apo të detyrohet të gënjejë njërin apo tjetrin nga prindërit sipas dëshirës që ata kanë apo duan të dëgjojnë. Në një raport civil dhe bashkëpunues, fëmija do të rritet sikur t’i kishte të dy në shtëpi. Kjo sjell qetësinë e tij në aspektin psikologjik dhe do të bëhet më i sinqertë, më i mirë dhe në të ardhmen do të dijë të rrisë fëmijë të mirë në një familje normale.

Në ç’raste mbajtja e marrëdhënies është e pamundur?

Në Shqipëri, për vetë mentalitetin është e vështirë mbajtja e marrëdhënies. Por edhe meshkujt shqiptarë e kanë të vështirë ta ruajnë këtë sepse shumica rriten në një ambient patriarkal. Ata duan të dominojnë dhe shpesh ndjehen të fyer nga këto situata. Kështu që kjo e bën të vështirë raportin e qytetëruar. Pastaj, varet edhe nga arsyeja përse janë ndarë.

Botuar në revistën Psikologjia, Mars 2012

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top