E ashtuquajtura “talasoterapi” (përthithja e substancave të gjendura në ujin e detit që promovon rivendosjen e ekuilibrit organik dhe trupi bëhet më i fortë dhe rezistent ndaj agresioneve të jashtme) tani përdoret gjithnjë e më shumë. Dhe nuk ka asgjë më të mirë se jeta në një varkë me vela për të përfituar dhe parandaluar shumë patologji. Edhe vetëm duke bërë një banjë, masazhi me ujë aktivizon qarkullimin, kripësia çliron traktin e frymëmarrjes dhe zvogëlon format alergjike.
Deti është një kurë e vërtetë për shumë sëmundje.
Sjell përfitime dhe lehtësime në rrugët e frymëmarrjes si:
- Alergjitë respiratore
- Sinusin
- Astmën
- Rikuperimin nga ftohjet dhe sëmundjet e tjera të frymëmarrjes
- Problemet e shkaktuara nga pirja e duhanit
- Ndikimet nga agjentë kimikë
Përmirëson dëmtimet dhe dhimbjet e kockave si:
- Zhvendosjet
- Shtrembërimet
- Thyerjet
- Artrozën
- Dhimbjet
- Osteoporozën
- Spondilozën
- Sëmundjet reumatike
Deti, zvogëlon alergjitë e lëkurës si:
- Psoriasis
- Ekzemën
- Pezmatimin e lëkurës
- Puçrrat në fytyrë
Me veçoritë që ka deti, përmirësohen sëmundjet e anemisë, sëmundjet gjinekologjike, hipotiroidizmi dhe limfatizmi.Vlen të theksohet se, deti gjithashtu ndihmon në luftën kundër depresionit.
- Zvogëlohet ruajtja e ujit.
Uji i detit përmban një përqendrim të kripërave minerale. Lëngjet e tepërta eliminohen përmes lëkurës, urinës dhe osmozës. Kjo bën që këmbët të duken në mënyrë të shkëlqyer.
- Eliminon kilet e tepërta.
Në periudhën e plazhit, trupi duket i thatë dhe, edhe pse hani më shumë, humbni peshë. Kjo ndodh sepse metabolizmi funksionon mirë.
- Përmirëson sistemin e qarkullimit të gjakut.
Presioni i ujit në trup, temperatura dhe lëvizja e ujit, bëjnë që qarkullimi i gjakut të jetë më i mirë.
- Përmirëson tonifikimin e muskujve.
Noti është një ilaç për të gjithë trupin. Relakson muskujt tuaj, duke hequr stresin. Shpërndan kontraktimet e grumbulluara. Përmirëson lëvizjen në nyjet e bllokuara.
Burimi / https://www.giornaledellavela.com/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.