Lifestyle

March 15, 2017 | 12:40

Deti kthehet në një neon blu

Një lulëzim i algave blu të ndritshme ka transformuar një breg australian në një dritë të madhe blu. Algat bioluminishente, të quajtura zakonisht si shkëlqimi i detit, kanë mahnitur vendasit në Perservation Bay të Tazmanisë.

1

Dukuria natyrale ndodhi gjatë kohës që këta organizma të vegjël, ndriçojnë si një mekanizëm mbrojtës. Është tipike në ujërat e qeta. Pavarësisht se nuk janë toksike, algat mund të shkaktojnë irritime të lëkurës te disa persona.

Fotografi Brett Chatwin tha se ka fotografuar natyrën në bregdetin e Veri-Perëndimor për 10 vjet dhe kurrë nuk e kishte parë këtë dukuri.

“I gjithë plazhi kishte një blu të shndritshme. Ishte shumë interesante të shihje si ndizeshin ngjyrat në valë,”, thotë Brett Chatwin, i cili ka fotografuar spektaklin.

4 2 3

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top