Studiuesi Harris Cooper, i cili ka kryer 25 vite kërkime dhe studime mbi bërjen e detyrave të shtëpisë te fëmijët nën moshën 10-vjeç ka arritur në një konkluzion:
Sipas tij, detyrat e shtëpisë ndikojnë negativisht në zhvillimin e fëmijëve të ciklit fillor. Këtë konkluzion ai e mbështet me qindra argumente në librin “Beteja mbi detyrat e shtëpisë”. Ai ka mbrojtur tezën se, në ciklin parashkollor dhe të ulët, nxënësit nuk duhen vendosur përpara përgjegjësive, ashtu siç klasifikohen edhe detyrat e shtëpisë. Gjithashtu në librin e tij: “Beteja mbi Detyrat e Shtëpisë”: për administratorët, mësuesit dhe prindërit, ai jep detaje në lidhje me marrëdhëniet në mes të detyrave të shtëpisë dhe suksesit në nivele të ndryshme të klasës.
- Në përgjithësi, detyrat e shtëpisë kanë një dobi të konsiderueshme te nxënësit e shkollave të mesme, me një dobi të ulur te nxënësit e 9-vjeçares dhe me shumë pak dobi te nxënësit e fillores.
- Detyrat e shtëpisë mund të gjenerojnë një ndikim negativ në qëndrimet e fëmijëve ndaj shkollës. Fëmijët, të cilët janë vetëm, duke e filluar shkollën dhe kanë kaq shumë kohë vite përpara. Në vend të kësaj, fëmijët duhet të kenë argëtim, ndërsa mësojnë.
- Ndërkohë që realizohen detyrat e shtëpisë mund të kenë dobi akademike, ato gjithashtu ndërhyjnë edhe në kohën e rëndësishme personale dhe familjare.
- Caktimi i tepërt i detyrave të shtëpisë mund të rezultojë në përformancë të dobët.
- Aftësia e një nxënësi për të realizuar detyrat e shtëpisë mund të varet nga faktorë që janë jashtë kontrollit të tyre.
- Objektivi nuk duhet të jetë që të eliminohen detyrat, por ato të bëhen autentike, kuptimplota dhe angazhuese.
DETYRAT E SHTËPISË PËR NXËNËSIT ME ARRITJE TË ULËTA
Disa mësues dizenjuan një studim gjatë të cilit provuan strategji të ndryshme të dhënies së detyrave të shtëpisë dhe gjetën se më efektivja ishte: t’i japësh nxënësve detyra të lidhura me jetën e përditshme, plus edhe shpërblime, përdorimi i planifikimit të detyrave të shtëpisë si edhe t’i kërkosh nxënësve të ndërtojnë grafikë me rekordet e arritura në përfundimin e detyrave. Këto teknika janë raportuar të jenë më efektive në realizimin e detyrave të shtëpisë nga nxënësit me vështirësi në të nxënë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.