Nëse deri tani keni qënë duke pushuar ndoshta ka ardhur momenti të ndihmoni fëmijën tuaj si të organizohet për të përfunduar detyrat që i janë caktuar në shkollë për t’u kryer përgjatë verës.
Cila do të ishte mënyra më e mirë?
- Përcaktoni numrin e faqeve që do të mësohen në ditë. Nëse do të keni një objektiv të caktuar fëmija do ta ketë më të lehtë të përfundojë në kohë dhe pa u mbingarkuar.
- Përcaktoni një orar fiks dhe e respektoni gjithnjë. Momenti më i mirë do të ishte kur shokët e fëmijës të mos ishin jashtë duke luajtur, dhe do t’ju këshillonim paraditen, pasi truri është më i freskët.
- Gjeni kohën ta ndihmoni dhe të qëndroni pranë tij. Pavarësisht lodhjes është tepër me rëndësi momeni i leximit bashkë me fëmijën.
- Mos i bëni në asnjë mënyrë detyrat ju për të. Ai duhet të mësohet me përgjegjësitë e tij, por mund ta ndihmoni duke diskutuar bashkë.
- Detyrat e verës kanë rëndësi për të konsoliduar atë që është mësuar gjatë vitit. Prandaj ju duhet të përpiqeni të verifikoni njohuritë e fëmijës tuaj.
- E ushqeni mendjen e fëmijës me libra. Nuk duhet të mungojnë librat jashtëshkollorë që fëmija duhet të lexojë gjatë pushimeve verore, dhe ju duhet të jeni ata që duhet ta nxisni.
- Ka rëndësi edhe korrigjimi i detyrave. Shpesh mësuesit nuk i kontrollojnë këto detyra, por vazhdojnë direkt me programin e ri mësimor. Prandaj ju duhet ta bëni këtë në mënyrë që fëmija të mos mendojë se puna e tij u krye kot dhe nuk vlejti për asgjë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.