Mirëqenie

June 1, 2016 | 13:44

Detyrimet për fëmijët me aftësi të kufizuara duhet të jenë nder

Shumica e prindërve janë të njohur me streset që shkakton rritja e fëmijëve, por nuk i njohin mundimet e një grupi të veçatë prindërish që kujdesen për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Sipas studimeve stresi që përjetojnë nënat e fëmijëve me aftësi të kufizuara është i ngjashëm me atë të ushtarëve në luftë.

Ne kemi nevojë për të mbështetur fëmijët me aftësi të kufizuara. Ne duhet të vazhdojmë të përhapim ndërgjegjësimin mbi aftësinë e kufizuar në të gjitha format, është e nevojshme të investojmë në shërbime, terapi dhe pajisje mjekësore.

Por ne gjithashtu duhet të kujtojmë prindërit,  vëllezërit e motrat që jetojnë me fëmijë me aftësi të kufizuara. Ata mund të duken në rregull, por mos harroni një fëmijë me aftësi të kufizuara , në fakt “krijon” një familje me aftësi të kufizuara. Ata  të gjithë kanë nevojë për mbështetjen tonë.

Detyrimet për fëmijët me aftësi të kufizuara duhet të jenë nder!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top