Një arkitekt-projektues në Finlandën jugore ka shkuar në një liqen të ngrirë me një lopatë dëbore për të vizatuar një kafshë të madhe në akull për të gjashtin vit radhazi, duke krijuar një vepër arti që ai shpreson se do t’i ‘bëjë njerëzit të lumtur dhe do t’i inkurajojë ata të dalin jashtë për të ecur në një natyrë të bukur’.
Më 4 dhjetor, Pasi Widgren vizatoi një dhelpër me gjatësi rreth 90 m në liqenin Pitkajarvi, në veri të Helsinkit. Në vitet e mëparshme, ai përdorte një lopatë për të skicuar një ari dhe një buf, duke përdorur gjithmonë të njëjtin liqen si kanavacën e tij.
Widgren që nga viti 2016 ka vizatuar çdo dimër kafshë në liqenet lokale pranë shtëpisë së tij në një fshat jo larg nga Lahti, një qytet me 120,000 banorë. Vizatimet zhduken kur bie më shumë borë ose kur akulli shkrihet.
Ideja për artin kalimtar erdhi ‘papritmas disa vjet më parë kur kuptova se mund të kisha një aftësi të veçantë koordinimi për ta bërë këtë lloj gjëje vetë’, tha 40-vjeçari.
Burimi / https://www.dailymail.co.uk/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.