Në fokus

February 21, 2019 | 10:27

Dhëmbët e qumështit tregojnë shumë për çrregullimet e shëndetit mendor

Arkeologët mund të zbulojnë gjithçka për qytetërimet e lashta vetëm nëpërmjet dhëmbëve. Ata mund të zbulojnë ushqimet që janë përdorur, stilin e jetesës së atyre kohërave dhe shkakun e vdekjes së skeleteve që gjejnë.

Por, kërkime të reja kanë treguar se dhëmbët mund të zbulojnë detaje edhe për shëndetin mendor të njerëzve në të ardhmen. Sipas një studimi të ri të kryer nga psikiatrit në spitalin e përgjithshëm të Masachusetts, SHBA, tregohet se dhëmbët mund të tregojnë sa të rrezikuar jemi nga çrregullimet mendore, si depresioni, ankthi dhe skizofrenia.

Dr. Erin Dunn, tregoi se dhëmbët e qumështit të 6-vjeçarëve me smalt më të hollë mund të kishin probleme mendore si humbja e përqendrimit dhe depresioni.

Është diçka që kurrë nuk e kishim parë apo menduar më parë,” tha Dr. Dunn

Për studimin e paraqitur gjatë kësaj jave në Shoqatën Amerikane të Shkencave të Avancuara në Uashington, Dr. Dunn bashkë me arkeologë dhe psikiatër dhe praktikantë të shëndetit publik, për t’u kërkuar prindërve të 37 fëmijëve të moshës gjashtë vjeç e lartë në Kaliforni që të dhuronin dhëmbët e tyre kur u binin. Pas analizimit të çdo dhëmbi, ata krahasuan analizat e tyre me vlerësimet e sjelljes së fëmijëve.

Gjetjet treguan se cilësia e dhëmbëve të tyre ishin parashikues më të mirë të shëndetit mendor sesa faktorët që do të kërkonin psikiatrit zakonisht. Gjithashtu, për Dr. Dunn, studimi tregoi se nëse shkencëtarët bëhen së bashku do të ketë përfitime edhe më të mëdha.

“Ky studim tregon nevojën që shumë shkenca ndërdisiplinore dhe përpjekjet e mjekëve kanë për t’i parë gjërat nga një këndvështrim tjetër,” shtoi ai.

 

Burimi / gazetasi.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top