Kjo dhi lindur me fytyrën e një foshnje njerëzore ka provokuar “një luftë”, pasi shumë njerëz janë përpjekur për të blerë atë nga fermeri që i përkiste. Dhia nuk jetoi për shumë kohë pas lindjes, por kjo nuk i ndaloi disa nga që duan të blejnë trupin e pajetë, të cilët e konsiderojnë këtë fenomen një bashkim mitik.
Fermeri Ibrahim Basir ka refuzuar të gjitha ofertat e para, pasi cjapi ka lindur në pronën e tij në Felda, Malajzi.
Ibrahim tha për mediet lokale se ishte shokuar kur mori vesh se një nga dhitë e tij kishte pjellë një cjap, që kishte tiparet e një foshnje njerëzore.
Ai tha: “Kur shkova për ta parë, u trondita. Fytyra, hunda, këmbët e shkurtra dhe madje edhe gjendja e trupit të saj të butë dukej si e një foshnje të njeriut, ndërsa leshi kafe që e mbulon tërë trupin e saj ngjan me atë të një dhie.”
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.