Këshilla & Arsye

August 26, 2016 | 6:01

Dhimbja durohet më mirë kur jemi të uritur

Nëse jemi të ngopur, perceptimi i dhimbjes shtohet, ndërsa kur jemi me barkun bosh, uria shton durimin. Ky është përfundimi i një studimi të prezantuar në Firence në Kongresin Europian “Pain Federation” nga një grup studiuesish të Universitetit të Liverpulit.

Në këtë studim u analizuan 14 persona në dy momente të ndryshme. Fillimisht ata u vëzhguan kur ishin me stomakun bosh dhe, më pas, pasi kishin ngrënë një mëngjes të bollshëm. Gjatë analizimit ata iu nënshtruan goditjeve elektromagnetike, të cilat u shkaktonin dhimbje të masave të ndryshme. Si – pas njërit prej autorëve të këtij studimi, Hazel Wright “Dhimbja e perceptuar ka re – zultuar më e madhe kur pjesëmarrësit ishin me stomakun plot. Studimi ynë tregon se dhimbja dhe proceset që lidhen me të, durohen më shumë kur jemi të uritur”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top