Dhimbja e kokës mund të trajtohet në mënyrë efektive me ndihmën e lëngut të rrushit të freskët.
Shtrydhni rrushin për të nxjerrë lëngun dhe konsumojeni atë të koncentruar. Njësoj mund të përdorni edhe lëng boronice. Rrushi dhe boronica përmbajnë quercetin. Quercetini është një flavonoid i jashtëzakonshëm që neutralizon çlirimin e substancave që favorizojnë iflamacionin sic mund te jete histamina, që njihet si “mike të dhimbjeve të kokës”.
Histamina është komponent që formohet nga histidina. Gjendet gati në të gjitha indet e organizmit dhe shkakton vazodilatacion dhe kontraksion të muskulaturës së lëmuar. Gjithashtulirohet gjatë reaksioneve anafilaktike dhe gjatë gjendjeve alergjike. Pra, histamina është një substancë ndërmjetësuese e cila shkakton zgjerimin e kapilareve, bën që lëkura të skuqet, mushkëritë të bymehen dhe ata që vuajnë nga astma, të asfiksohen. Ndaj për të “luftuar” Histaminën, duhet marrë quercetina që gjendet me shumicë te rrushi i zi, qepa e kuqe, çaji jeshil, molla dhe boronica. Kush ka dhimbje të forta koke dhe ndërkohë është i/e ekspozuar ndaj alergjisë mund të marrë një apo dy tableta të 1000 mg të quercetinës,një deri tri herë në ditë (suplemente të gatshme).
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.