Mirëqenie

January 18, 2018 | 9:02

Dhimbja e qafës, çfarë e shkakton dhe si ta lehtësojmë

Shumë njerëz përjetojnë dhimbje në qafë ose ngurtësi herë pas here. Lëndimet, rënia apo aktivitetet sportive mund të jenë disa nga shkaqet. Në shumicën e rasteve, dhimbja e qafës nuk është një gjendje e rëndë dhe mund të lehtësohet brenda pak ditësh. Por në disa rrethana specifike, kjo dhimbje mund të tregojë lëndime serioze ose sëmundje dhe mund të kërkojë kujdes mjekësor. Kështu, nëse keni dhimbje të qafës që vazhdon për më shumë se një javë ose shoqërohet me simptoma të tjera, kërkoni menjëherë kujdes mjekësor. Trajtimi varet nga diagnoza.

neck-pain-2zd3ghz7xalyl8whkhcq2o

Përveç një testimi fizik nga mjeku juaj, mund të keni nevojë për të kryer edhe disa analiza apo ekzaminime për të ndihmuar mjekun tuaj të përcaktojë shkaqet e dhimbjes së qafës të tilla si, analizat e gjakut, skaner etj.. Në varësi të rezultateve, mjeku juaj mund t’ju referojë tek një specialist. Trajtimi për dhimbjen e qafës mund të përfshijë: akull dhe ngrohje, stërvitje dhe terapi fizike, medikamente, një jakë qafe, antibiotikët nëse keni infeksion, trajtim spitalor nëse ka një gjendje si meningjiti ose sulmi në zemër dhe së fundmi kirurgji, e cila është rrallë e nevojshme.

DHIMBJA E QAFËS MUND TË NDODHË PËR NJË SËRË ARSYESH

Tensioni i muskujve dhe tendosja Kjo është zakonisht për shkak të aktiviteteve dhe sjelljeve të tilla si: Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë pa ndryshuar pozicionin, pozicioni i gabuar i fjetjes dhe pakujdesia që mund të tregohet gjatë stërvitjes. Qafa është veçanërisht e ndjeshme ndaj lëndimeve, sidomos në aksidente me makinë dhe në sporte, ku muskujt dhe ligamentet e qafës janë të detyruar të lëvizin jashtë rrezes së tyre normale. Nëse kockat e qafës janë të thyer, atëherë mund të dëmtohet edhe palca kurrizore.

Atak në zemër

Dhimbja e qafës mund të jetë gjithashtu një simptomë e një sulmi në zemër, por shpesh paraqet simptoma të tjera të një sulmi në zemër, si: djersitje, të përziera, të vjella, dhimbje në kraharor.

Meningjit

Meningjiti është një inflamacion i indit të hollë që rrethon trurin dhe palcën kurrizore. Te njerëzit që kanë meningjit, ethet dhe dhimbja e kokës, shpesh, shoqërohet edhe me dhimbje të qafës.

Shkaqe të tjera

Shkaqe të tjera përfshijnë si në vijim: Artriti rheumatoid, osteoporoza, osteoartriti i qafës, infeksionet apo edhe për shkak të tumoreve./Panorama

52514144747455454778878

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top