Dhimbja e shpinës është e zakonshme – 80% e njerëzve mund të vuajnë nga dhimbjet e shpinës. Shumica e tyre mund të shkaktohen nga ndrydhja e muskujve, por ka edhe raste kur dhimbjet e shpinës mund të sinjalizojnë për një problem serioz në trup…
Ja cilat janë ato:
Keni dhimbje gjatë natës – Shumica e personave që vuajnë nga dhimbjet e shpinës mund të ndryshojnë pozicionin e fjetjes për të lehtësuar dhimbjet. Por, nëse gjetja e një pozicioni të duhur për të fjetur duket e pamundur ose dhimbja fillon vetëm kur shtriheni, duhet të konsultoheni me një mjek shkruan gazeta “Shëndeti”. Ajo mund të jetë shenjë e një infeksioni të kockave të kurrizit ose, në raste më të rralla, shenjë e tumorit kurrizor. Sido që të jetë, duhet të kërkoni vëmendje mjekësore.
Nuk mund ta lokalizoni dhimbjen – Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, dhimbja në pjesën e sipërme ose të poshtme të shpinës, që nuk duket se lidhet me një muskul specifik, mund të sinjalizojë një atak në zemër, sidomos nëse fillon në kraharor.
Kur keni shqetësime të tjera – Është normale të ndjesh dhimbje të kockave në mëngjes, por nëse zgjasin më shumë se 30 minuta dhe fillojnë të përkeqësohen aq sa të mos lëvizni dot, mund të jetë shenjë e një forme të artritit, të quajtur ankylosing spondylitis, që prek 1.4% të popullsisë. Nëse nuk trajtohet, kjo sëmundje shton rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru, prandaj nuk duhet ta injoroni.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.