Në fokus

June 13, 2019 | 11:41

Dhimbja frikëson më pak nëse meditoni

Meditimi ndihmon që të ulni nivelin e dhimbjes. Kjo gjë dihej dhe më parë, por tani neurologët e Universitetit të Montrealit (Kanada) kanë arritur ta masin këtë rezistencë më të madhe ndaj dhimbjes.

Sipas revistës “Psychosomatic Medicine” studiuesit kanë ‘stimuluar’ me një sondë të nxehtë këmbët e 13 personave që praktikonin meditimin zen dhe 13 të tjerëve që nuk meditonin, por që kishin studiuar mbi këtë disiplinë. Në 20% të rasteve, grupi i parë e duroi më shumë se sa grupi i dytë dhimbjen, madje edhe përtej kufijve normalë.

Pse ndodh kjo? Me shumë gjasa, për shkak të endorfinës, e cila vepron si analgjezik natyral, dhe që prodhohet në sasi më të madhe te personat që praktikojnë meditimin zen.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 138

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top